Tuesday, June 18

Tag: sali berisha

Basha: Konflikti në shtëpinë tonë politike ‘shpërtheu’ prej Berishës
Politike

Basha: Konflikti në shtëpinë tonë politike ‘shpërtheu’ prej Berishës

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që drejtohet prej tij, Lulzim Basha ka thënë se “duart e pista të politikës së vjetër nuk mund të fshihen pas baltës ndaj tyre.”  “Të nderuar delegatë, në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëmë kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhën e shpifjeve dhe lincimit publik. Shumë herë na e kanë konsideruar këtë si dobësi. Por koha tashmë e ka treguar se ata që hodhen baltë ndaj nesh, nuk i fshehin dot më duart e pista nga shpifjet me të cilat dëmtuan demokratët dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare dhe as revolucione që nuk ndodhën kurrë. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve të papërgjegjshme të ish-liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as...
Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë
Politike

Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë

Që në nisje të betejës së tij për tu rikthyer në krye të PD Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për instalim të monizmit, por me komunistët zgjodhi të bëjë vetë aleancë. Kryetari i Frontit të Majte, komunisti Marko Dajti do te jete kandidat për kryetar Bashkie me firme te demokratit Flamur Noka. Armiku i armikut tim është miku im, ky rregull i pashkruar duket se zë vend në bashkëpunimin e komunistëve dhe Sali Berishës ne zgjedhje. Miqësia me flamur Nokën ka bërë Dajti të harrojë ideologjinë komuniste dhe ti japë një dore mikut te tij demokrat, për të kompensuar votat që do i rrëmbejë kandidati i PD zyrtare Roland Bejko. Strategjia e Berishës duket si taktike e vjetër politike, për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit, në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2...
Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen në 15 bashki
Politike, Uncategorized

Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen në 15 bashki

Enkelejd Alibeaj iu shmang përballjes me Berishën, në bashkitë e mëdha të vendit, aty ku gara e pranverës do të jetë më e ethshme. Megjithatë, Tiranën nuk e la. Këmbënguli në debatin e gjatë me një grup të madh nga të tijtë dhe bëri lajmin e vetëm të ri, Roland Bejkon për Tiranës. Lista e Enkelejd Alibaj është vetëm 15 emra për kryebashkiak. Fusha e betejës në 46 bashki të tjera, i është lënë e lirë Berishës dhe kandidatëve të tij, që garojnë me logon e koalicionit më Metën, Dulen e Ndokën. Nga kjo listë kryeqyteti do të jetë bashkia ku do të ketë përballjen më të fortë mes demokratëve, të dy grupeve. Belind Këlliçi do të luftojë për votën demokrate me Roland Bejkon. Kandidati i Berishës i zyrtarizuar që në fillim të dhjetorit, ka nisur fushatën, ndërkohë Bejko do i duhet të rikupero...
Minxhozi: Berisha dhe Alibeaj do marrin humbje më 14 maj
Politike

Minxhozi: Berisha dhe Alibeaj do marrin humbje më 14 maj

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi thotë se Berisha dhe Alibeaj do të dalin të dy humbës nga kutitë e votimit më 14 maj.   Gjatë diskutimit në studion e ABC News me gazetaren Juli Krisafi, Minxhozi u shpreh se fituesi më i madh i “përplasjes” politike Berisha-Alibeaj është kryeministri Edi Rama. Analisti shtoi më tej se pas 14 majit, gjërat për Enkelejd Alibeajn, do të vështirësohen ndjeshëm.       “Do të largohen nga kutitë e votimit secili me humbjen përkatëse, e cila nuk i ngjan njëra- tjetrës, por që ka emrin humbje. Alibeaj zhvlerësohet, sepse po ikin edhe kandidatët. Ai paraqitet një listë më 16 kandidatësh nga 61 bashki, dhe kjo ishte një humbje e parë, nuk duhet se sa do t’i mbeten në garë deri në fund. Kandidati në Tiranë Bejko duket më I ve...
Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana bëhet qyteti i tretë në Europë
Politike

Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana bëhet qyteti i tretë në Europë

Fushata do edhe disa ditë të nis zyrtarisht por kandidatët e kanë nisur atë, e njëherësh dhe premtimet e tyre. Belind Këlliçi, kandidati i Foltores për Tiranën, thotë që ka një vizion ndryshe nga sa qeveriset kryeqyeti aktualisht, në rast se ai arrin fitoren më 14 maj. Dhe premtimi i tij për kryeqytetasit nuk është aspak modest; asnjë lekë nga buxheti i tyre, për të lëvizur më transport urban.     Jo vetëm kjo. Ai së pari premton investim për të modernizuar transportin publik. Dhe kjo sipas tij, do të bëjë që qytetarët të lënë në shtëpi mjetet e tyre dhe urbani të bëhet zgjedhja e parë. Nëse premtimi do të realizohet, Tirana mund të bëhet kryeqyteti i tretë në Europë, pas kryeqytetit të Estonisë, Talinit dhe qytetit të Luksemburgut, që do të ketë transport falas. &...
PD, mbledhje maratonë për ’14 majin’. U propozuan pesë emra për Tiranën
Politike

PD, mbledhje maratonë për ’14 majin’. U propozuan pesë emra për Tiranën

Enkelejt Alibeaj vijon mbledhjet ë edhe sot për të dalë me formulën e daljes në zgjedhjet e 14 majit. Këtë të shtunë ai ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, për t’i informuar me bisedimet e zhvilluara një ditë më parë, ku anëtarët e Kryesisë dhe Grupit, patën propozime të ndryshe për të shkuar drejt zgjedhjeve të 14 majit.   Një variant është të shkohet me 61 kandidatë për kryebashkiakë, që mbështetet nga grupi më i ngushtë i Alibeajt, një tjetër grup propozon që të dilet me listë të pjesshme dhe një tjetër mes të cilëve dhe Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, për të dalë vetëm me listë për keshillat bashkiakë.   Në orën 15:00 Alibeaj do të vazhdojë mbledhjet me kandidatët e zyrtarizuar deri tani, rreth 17 të tillë. Vendimin final, Alibeaj do e marrë në një mbledhje sëris...
Kush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Gazetari plas “BOMBËN
Aktualitet

Kush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Gazetari plas “BOMBËN

Gazetari Artan Hoxha deklaron se Arben Ahmetaj është njeriu me të cilin qeveria kërkon të mbyllë aferën e inceneratorëve.     Hoxha tha se ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Financave e duan sa më shpejt në burg. Ai shtoi se Ahmetaj po sulmohet nga vetë maxhoranca, duke hedhur dyshime për përfshirjen e më shumë personave. Sipas Hoxhës, Ahmetaj nuk ka marrë i vetëm 17 vendime.     Pjesë nga biseda:     Artan Hoxha: Pse kërkohet tani Arben Ahmetaj. Sepse kemi të bëjmë me një luftë të madhe që është brenda mazhorancës, sepse hetimi aty duhet të ishte bërë çështjet të bëheshin bashkë të gjitha dhe kapej demi për brirësh. Ngelëm te ai kryetari i Bashkisë në Fier që nuk veproi gjykata dhe më mbrapa pamë disa zyrtarë që vajtën në...
Berisha padi në Apel, kërkon shkarkimin e Alibeajt si kryetar i PD-së
Politike

Berisha padi në Apel, kërkon shkarkimin e Alibeajt si kryetar i PD-së

Grupi i Berishës ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar çregjistrimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Sakaq në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet sot shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë. Shorti pritet të hidhet në orën 14:15. Në padi, kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Berisha, si subjekt zgjedhor në 14 maj. Po ashtu dhe përfshirjen e subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. NJOFTIM PËR MEDIA Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimi...