Basha: Konflikti në shtëpinë tonë politike ‘shpërtheu’ prej Berishës
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që drejtohet prej tij, Lulzim Basha ka thënë se “duart e pista të politikës së vjetër nuk mund të fshihen pas baltës ndaj tyre.”
“Të nderuar delegatë, në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëmë kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhën e shpifjeve dhe lincimit publik. Shumë herë na e kanë konsideruar këtë si dobësi. Por koha tashmë e ka treguar se ata që hodhen baltë ndaj nesh, nuk i fshehin dot më duart e pista nga shpifjet me të cilat dëmtuan demokratët dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare dhe as revolucione që nuk ndodhën kurrë. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve të papërgjegjshme të ish-liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as...