Wednesday, April 24

Kush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Gazetari plas “BOMBËN

Gazetari Artan Hoxha deklaron se Arben Ahmetaj është njeriu me të cilin qeveria kërkon të mbyllë aferën e inceneratorëve.

 

 

Hoxha tha se ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Financave e duan sa më shpejt në burg. Ai shtoi se Ahmetaj po sulmohet nga vetë maxhoranca, duke hedhur dyshime për përfshirjen e më shumë personave. Sipas Hoxhës, Ahmetaj nuk ka marrë i vetëm 17 vendime.

 

 

Pjesë nga biseda:

 

 

Artan Hoxha: Pse kërkohet tani Arben Ahmetaj. Sepse kemi të bëjmë me një luftë të madhe që është brenda mazhorancës, sepse hetimi aty duhet të ishte bërë çështjet të bëheshin bashkë të gjitha dhe kapej demi për brirësh. Ngelëm te ai kryetari i Bashkisë në Fier që nuk veproi gjykata dhe më mbrapa pamë disa zyrtarë që vajtën në SPAK.

 

Kush po e kërkon Ahmetajn për ta arrestuar sipas teje?

 

Artan Hoxha: Kush e kërkon Ahmetajn? Mirel Mërtiri, kanë fituar tendera në bashkitë e majta që kur e majta ishte në opozitë, pra që nga 2010. Unë besoj që ata duan ta këpusin zinxhirin te Arben Ahmetaj ta mbyllin aty. Arben Ahmetaj po fajësohet si njeriu që ka shitur materiale. Arben Ahmetaj fajësohet si njeriu që ka dalë nga radhët dhe ka shitur materialet e të vetëve dhe po sulmhet nga të vetët