Sunday, April 28

Politike

Një karrige bosh në Kuvend! Dallëndyshe Bici refuzon të marrë mandatin e Arben Ahmetaj
Politike

Një karrige bosh në Kuvend! Dallëndyshe Bici refuzon të marrë mandatin e Arben Ahmetaj

Dallëndyshe Bici, aktualisht drejtoresha e Kadastrës, ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit Dallëndyshe Bici ka rrezfuar marrjen e mandatit të deputetit, për të zëvendësuar arben Ahmetajn në Kuvend. Pas heqjes së mandatit të Arben Ahmetajt, mandati i tij i kalonte pasuesit në listën shumë emërore, në këtë rast Dallëndyshe Bicit. Por kjo e fundit me anë të një letrë ka njoftuar KQZ-në se nuk do të vazhdojë procedurën e betimit për mandatin e deputetit dhe se dëshiron të vazhdojë punën në Institucionin e Kadastrës. “Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga sa më sipër,...
Korridori Blu, Rama tregon detaje nga mbledhja e qeverisë: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar
Politike

Korridori Blu, Rama tregon detaje nga mbledhja e qeverisë: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Kashar

Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp ku dha detaje se çfarë ndodhi. Ai theksoi se këtë herë mbledhja tradicionale maratonë e shumicës qeverisëse ka patur 3 sesione ku në fokus ka qenë parlamenti, institucionet qendrore dhe në fund një mbledhje e ngushtë e kabinetit qeveritar. “Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisë, me veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor”, u shpreh Rama. Para se të kalonte tek pyetjet e gazetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal në disa prej çështjeve më të rëndësishme që u diskutuan dhe që kanë të bëjnë me ato infrastrukturore. Ai theksoi se brenda këti...
Ikin arabët! Rama për Portin e Durrësit: Do ndërtohet me financim të brendshëm
Politike

Ikin arabët! Rama për Portin e Durrësit: Do ndërtohet me financim të brendshëm

Porti i Durrësit ishte parashikuar të ndërtohej me financim të huaj nga Muhammed El Alabbar Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij, Rama njoftoi një ndryshim në planin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, për të cilin tha se nuk do të bëhet me financim të huaj, ashtu siç ishte njoftuar më parë, por me financim të brendshëm, sipas tij për shkak të urgjencës strategjike. “Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces. Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”...
Pse u largua Elva Margariti nga qeveria? Ja si përgjigjet kryeministri Rama
Politike

Pse u largua Elva Margariti nga qeveria? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Elva Margariti u largua nga posti i ministres, pas shkrirjes së Ministrisë së Kulturës Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin. Rama u pyet nga gazetarët për arsyet që çuan në largimin e Elvi Margaritit nga posti i ministres së Kulturës, pas bashkimit të 3 institucioneve në një të vetme, me formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen. Kryeminsitri tha se Margariti e ka kryer punën e saj në mënyrë të shkëlqyer, por shtoi se ministria e re u krijua për t’i dhënë një shtysë ekonomisë. “Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margaritit, por është bërë për të krijuar një strukturë të re.  Ka të bëjë më nevojën të jashtëzakonshme të...
“Do të ndezës flakën në parlament?”/ Rama ironizon Berishën: Deri poshtë ballkonit të çon
Politike

“Do të ndezës flakën në parlament?”/ Rama ironizon Berishën: Deri poshtë ballkonit të çon

"Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh" Kaosi i shkaktuar seancat e fundit në Kuvend nga opozita, për Edi Ramën do të marrë fund, sepse sipas tij, nuk do t’i çojë asgjëkundi dhe se nuk do të kenë ‘shans të marrin atë që kërkojnë’. Duke ironizuar Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe mban fjalim nga ballkoni i banesës përpara mbështetësve të tij, ai tha se kjo rrugë të “çon vetëm poshtë ballkonit, je i lirë ta bësh”. “Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund...
Pas 8 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK! Çfarë deklaroi para mediave për koncesionin e sterilizimit
Politike

Pas 8 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK! Çfarë deklaroi para mediave për koncesionin e sterilizimit

"Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike” Ish-mistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë mbrëmjen e sotme pas 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një prononcim të shkurtër për mediat Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit. “Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”,...
Gonxha nuk pret dekretin e Presidentit, falenderon Ramën që e bëri Ministër: Është privilegj!
Politike

Gonxha nuk pret dekretin e Presidentit, falenderon Ramën që e bëri Ministër: Është privilegj!

Pasi u emërua në krye të Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka thyer heshtjen Edhe pse ende nuk është dekretuar ende nga Presdienti i Republikës, Bajram Begaj, Blendi Gonxha duket se e ka nisur detyrën e re. Pasi kryeministri Edi Rama e vendosi në krye të ministrisë së re të krijuar ditën e djeshme, Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka thyer heshtjen me një status. Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Twitter’ e ka cilësuar përgjegjësi, sfiduese dhe privilegj detyrën e re. “Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për m...
Kaosi la PD ‘jashtë’ Kuvendit, 3 pr/ligjet e Bashës presin dritën jeshile! Kryedemokrati s’ka votat, duhet të ‘bindë’ PS-në e Rithemelimin
Politike

Kaosi la PD ‘jashtë’ Kuvendit, 3 pr/ligjet e Bashës presin dritën jeshile! Kryedemokrati s’ka votat, duhet të ‘bindë’ PS-në e Rithemelimin

Të distancuar nga Kuvendi për rreth 3 muaj për shkak të kaosit, PD e Lulzim Bashës ka depozuar disa projekt-ligje, të cilat kërkojnë votat e kolegëve opozitarë dhe PS-së. Projektligjet kanë të bëjnë me dorëzimin vullnetarisht të imunitetit, ashpërsimit të dënimit për shpifje të deputetëve apo ndryshime në kodin zgjedhor Është projektligji i fundit, mes disa nismave ligjore të depozituara nga Lulzim Basha në Kuvend, kur kolegët e tij opozitarë vijonin aksionin bllokues të punimeve parlamentare: ndryshimi në rregulloren e Kuvendit, që lidhet me dorëzimin vullnetar të imunitetit. Ky projekt-ligj, që kërkon shumicë të thjeshtë votash, erdhi në një kohë kur Kuvendi diskutonte imunitetin e Sali Berishës dhe kërkon që deputetët të nënshkruajnë në fillim të legjislaturës së re, një...
Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet në fillim të sezonit veror
Politike

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet në fillim të sezonit veror

“Këtë vit përfundojnë Rruga e Arbrit dhe Unaza e Madhe e Tiranës” Zv/kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një analizë vjetore të dikasterit që ajo drejton këtë të hënë. Ajo u ndal në disa nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore. Sa i përket tunelit të Llogarasë, Balluku bëri me dije se do të hapet në Qershor të këtij viti, ashtu siç është premtuar. “Një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizua nga qeveria Rama, që ka nisur atëherë kur duhej, pikërisht në Nëntor të vitit 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë. Më 30 Qershor 2024 vepra do të dorëz...
Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja
Politike

Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak. Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij, veprim po ndjekin prej disa ditësh. Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën. Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit. “E keqja që po rrënon kombin quhet Edi Rama dhe regjimi i tij. Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, shpresa është rrezja që shpon çdo errësirë e tu...