Saturday, May 11

Politike

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet në fillim të sezonit veror
Politike

Balluku: Tuneli i Llogarasë hapet në fillim të sezonit veror

“Këtë vit përfundojnë Rruga e Arbrit dhe Unaza e Madhe e Tiranës” Zv/kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një analizë vjetore të dikasterit që ajo drejton këtë të hënë. Ajo u ndal në disa nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore. Sa i përket tunelit të Llogarasë, Balluku bëri me dije se do të hapet në Qershor të këtij viti, ashtu siç është premtuar. “Një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizua nga qeveria Rama, që ka nisur atëherë kur duhej, pikërisht në Nëntor të vitit 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë. Më 30 Qershor 2024 vepra do të dorëz...
Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja
Politike

Mbështetësit e Berishës tubim edhe në shi, ish-kryeministri u flet nga dritarja

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak. Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij, veprim po ndjekin prej disa ditësh. Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën. Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit. “E keqja që po rrënon kombin quhet Edi Rama dhe regjimi i tij. Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, shpresa është rrezja që shpon çdo errësirë e tu...
“Rithemelimi” zhvillon mbledhjen e parë pa Berishën! Noka “lavde” ish-kryeministrit: Ai është politikani kyç
Politike

“Rithemelimi” zhvillon mbledhjen e parë pa Berishën! Noka “lavde” ish-kryeministrit: Ai është politikani kyç

"Berisha është politikani kyç në ndryshimet demokratike të 90. Ai i priu ndryshimit" Deputetët e “Rithemelimit” kanë zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë në selinë e Partisë Demokratike. Kjo do të shënojë dhe mbledhjen e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha. I pari që mori fjalën ishte deputeti Flamur Noka, i cili do të drejtojë mbledhjen, në mungesë të Berishës. E pikërisht, fjalën e tij Noka e nisi me ish-kryeminsitrin, teksa përsëriti pretendimet se ndalimi i Berishës në arrest shtëpie është vendim politik. “Berisha sot është i burgosur politik. Rama çeli siparin e një neodikature. Do që të zhdukë opozitën. Në këtë situatë të imponuar, çdo demokrat, dhe çdo drejtues i PD duhet dhe do të hidhet në betejë. Ne d...
Përplasjet e Berishës me drejtësinë/ Vangjeli: Do dëgjojmë lajme të tjera, ndoshta ngjarje shpërthyese
Politike

Përplasjet e Berishës me drejtësinë/ Vangjeli: Do dëgjojmë lajme të tjera, ndoshta ngjarje shpërthyese

Për të tretën herë rradhazi, Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë ku po mbahet nën masën e arrestit të caktuar nga GJKKO, ka dalë para militantëve të tij dhe ka mbajtur fjalime, duke thyer në njëfarë mënyrë urdhrin e gjykatës për të mos komunikuar me persona të tjerë jo familjarë. Në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë si një strategji totalisht të gabuar që po ndiqet nga ish-kryeministri. Sipas Vangjelit, në këtë mënyrë Berisha po kërkon të shndërrohet në “viktimë” të një lufte politike ndërkohë që më herët nuk respektoi masën e caktuar nga GJKKO për “detyrim paraqitje”. “Doktori ka hyrë në kursin e përplasjeve me drejtësinë. Besoj se është strategji e gabuar, tentativë e tij për t’u shndërruar...
Berisha në arrest shtëpie, oficerët e policisë i shkojnë për kontroll
Politike

Berisha në arrest shtëpie, oficerët e policisë i shkojnë për kontroll

Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për "Korrupsion pasiv", për aferën e ish-kompleksit Partizani. Oficerët e policisë kanë shkuar për kontroll këtë mëngjes në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për “Korrupsion pasiv”, për aferën e ish-kompleksit Partizani. Shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës është pjesë e kontrollit që bëhet si pjesë e procedurës, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi në 30 dhjetor arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin. Teksa kontrolli nuk zgjati më shumë se 7 minuta, ish kryeministri Berisha vijon të shkelë vendimin e GJKKO-së që ia ndalon të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bash...
Berisha: Rama, i pashpresë! Fitorja jonë nuk shmanget dot kurrë
Politike

Berisha: Rama, i pashpresë! Fitorja jonë nuk shmanget dot kurrë

Mbështetësve që ishin mbledhur për të tretën ditë radhazi, Sali Berisha falenderimin ua dha sërish nga dritarja e banesës ku kryen edhe dënimin e “arrestit në shtëpi”. “Kjo nuk është era stinore e janarit, kjo nuk është era e ftohtë e dimrit, por kjo është era e shpresës, era e fitores, era e të ardhmes për PD-në dhe shqiptarët.” I vetmi faj që i njeh vetes është se nuk lejoi asgjësimin e opozitës nga Edi Rama, të cilin e etiketoi si armik të kombit shqiptar. Burgosjen e tij e krahasoi me atë të liderit të opozitës në Rusi, teksa paralajmëroi se nuk do ndalet nga beteja për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.  “Është i pashpresë sa i përket anës së historisë. Liria nuk burgoset dot, ajo vetëm sa shumëfishohet. Ndaj dhe fitorja jonë nuk shmanget dot kurrë.” E teksa kryeministrin ...
“Kaloi afati i 100 ditëve, pse s’ka informacion për Martinajn?”/ Balla: Policia ka shumë të dhëna, por…
Politike

“Kaloi afati i 100 ditëve, pse s’ka informacion për Martinajn?”/ Balla: Policia ka shumë të dhëna, por…

" Kur te kemi një pasqyrë të plotë të kësaj çështje, mezi pres që të  dal para jush për të sqaruar publikun." Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti sot një konferencë me gazetarët e kronikës, ku paraqiti bilancet e vitit që lamë pas, dhe muajve që ai është në drejtim të këtij dikasteri. Në mesin e shumë pyetjeve, Ballës i është drejtuar edhe pyetja për “mbretin e kumarit”, Ervis Martinaj. Pyetja: Në 7 shtator, 2022, Kur Muhamet Rrumbullaku mori drejtimin e Policisë, kryeministri Edi Rama i kërkoi afat 100 ditë për të zbuluar fatin e Ervis Martianjt. Nga skadimi i këtij afati kanë kaluar 384 ditë, ndërkohë ju keni në krye të Ministrisë së Brendshme rreth 5 muaj. Pse autoritet nuk janë në gjendje të thonë të vërtetën dhe të sqarojnë opinionin se çfarë ka ndodhur me k...
500 mijë euro për të “zhdukur” Berishën/ Avokati tregon çfarë po kurdiset
Politike

500 mijë euro për të “zhdukur” Berishën/ Avokati tregon çfarë po kurdiset

Avokati Idajet Beqiri pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një plan arratisjeje që do të duket si rrëmbim. I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Breaking’ në Top News, avokati tha se në pozicion të këtij plani janë vendosur 500 mijë euro, dhe në ndihmë të tij do të jenë edhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Avokati i bëri thirrje SHISH të parandalojë këtë arratisje që sipas tij, do t’i faturohet qeverisë. “Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama. Të thonë ja heroi i demokracisë. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çu...
Berisha në ‘arrest shtëpie’, avokatët ankimojnë vendimin brenda afatit
Politike

Berisha në ‘arrest shtëpie’, avokatët ankimojnë vendimin brenda afatit

Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ditën e shtunë nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë. Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sali Berisha aktualisht ndodhet duke zbatuar masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO, ku i është ndaluar gjithashtu edhe kontakti me personat të cilët nuk jetojnë në banesën e tij. Bëhet me dije se ankimimi i vendimit për ish-kryministrin Berisha është bërë brenda afatit 5 ditor. Nga ana tjetër kujtojmë se Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ditën e shtunë nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet se ka kryer “korrupsion pasiv” me kompleksin spor...