Sunday, May 5

Kronike

EMRI/ Zbardhet identiteti, kush është efektivi që qëlloi për vetëmbrojtje sot në Fier?
Kronike

EMRI/ Zbardhet identiteti, kush është efektivi që qëlloi për vetëmbrojtje sot në Fier?

"Inspektori i policisë në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin." Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet me dije se efektivi, i cili ka qëlluar për vetëmbrojtje është identifikuar si Shkëlqim Jahelezi, kurse 26-vjeçari, i plagosur është Daniel Braçi. Ndërkohë që nga ana tjetër, policia shton se rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejua...
Polici qëllon me armë të riun/ Çfarë ndodhi në qendër të Fierit (DETAJE)
Kronike

Polici qëllon me armë të riun/ Çfarë ndodhi në qendër të Fierit (DETAJE)

Efektivi i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një shtetas nga Levani. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit. Bëhet me dije se një konflikt me patrullën e policisë një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se efektivi i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një shtetas nga Levani dhe pasi grindja ka agravuar ndërsa efektivi i policisë së patrullës me iniciale Sh.J ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun që është konfliktuar. Personi i plagosur ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtëm dhe është jashtë rrezikut për jetën. https://gsh.top-media.al/media10/WhatsApp-Video-2023-12-28-at-7.32.11-PM.mp4#t=0.2
TMERR në Durrës/ Familjarët gjejnë 39-vjeçarin të varur në shtëpi, dyshohet se…
Kronike

TMERR në Durrës/ Familjarët gjejnë 39-vjeçarin të varur në shtëpi, dyshohet se…

Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur sot në Durrës. Ku një 39-vjeçar është gjetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si “Çezma e Ferrës”, ku 39-vjeçari D. Sh., është gjetur i varur nga familjarët në banesën e tij. Praprakisht dyshohet se viktima ka kryer vetëvarje, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ashtu si dhe motivet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rëndë në këtë fundviti. “Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
E RËNDË/ Gjendet një person i djegur brenda makinës, dyshimet e para
Kronike

E RËNDË/ Gjendet një person i djegur brenda makinës, dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jetë brenda një makine të shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Prizren. Policia e Kosovës dyshon se 55-vjeçari është djegur bashkë me automjetin në të cilën ndodhej dhe mund të jetë vetëdjegur. Viktima ishte nga fshati Jeshkovë i Prizrenit, ndërsa policia e Kosovës po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Kamzë/ Qëlloi me armë zjarri drejt dy personave, identifikohet autori! Zbulohen detaje të reja
Kronike

Kamzë/ Qëlloi me armë zjarri drejt dy personave, identifikohet autori! Zbulohen detaje të reja

Autori i të shtënave me armë në Kamzë është identifikuar nga uniformat blu. Ai është 33-vjeçari Jetmir Koleci, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të Ilir Halilit dhe Astrit Halilit. Në informacionet parpaprake raportohet se ata janë komshinj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”, ku nuk ka pasur persona të dëmtuar. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij veprimi. Pas këtij veprimi 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar mjetin e tij tip “Golf”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende është në kërkim Jetmir Koleci.   Top Channel
“Nuk dua ta shoh me sy, jam degraduar”/ Babai i Sokol Mjacajt: Më vjen keq për personelin e burgut
Kronike

“Nuk dua ta shoh me sy, jam degraduar”/ Babai i Sokol Mjacajt: Më vjen keq për personelin e burgut

"Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin" Fran Mjacaj, babai i Sokol Mjacaj, i cili vrau në qeli të dënuarin Arben Lleshi, distancohet nga krimi i kryer nga i biri. Në një intervistë, 77-vjeçari tregon se nuk do që ta shohë më me sy djalin e tij. Ai shpjegon se nuk ka pasur marrëdhënie që kur kreu krimin monstruoz, vrasjen e dy turistëve çekë. “Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmu boll. Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin dhe as me pa askënd. Jam prish në zemër, mosha bën të veten, jam degraduar komplet.”– tha ai. Fran Mjacaj thotë se as ai dhe as d...
Plagosja e 40-vjeçarit në Shkodër, zbardhen detaje
Kronike

Plagosja e 40-vjeçarit në Shkodër, zbardhen detaje

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në Shkodër, ku mbeti i plagosur Aleksandër Curaj, mësohet se 40-vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesë e gjoksit, ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici, i shpallur në kërkim ende nuk është arrestuar nga forcat e policisë.   Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen, u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valuator, por arriti që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici, kanë patur një lidhje familjare mes tyre, pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit. 40-vjeçari Aleksandër Curaj, i kishte një borxh parash shtetasit...
Kushërirë apo mikeshë? Kush është Ilda që i sillte ‘ushqime’ Sokol Mjacajt brenda burgut të Peqinit
Kronike

Kushërirë apo mikeshë? Kush është Ilda që i sillte ‘ushqime’ Sokol Mjacajt brenda burgut të Peqinit

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë Zbulohen të tjera detaje nga vrasja që ndodhi pak ditë më parë brenda burgut te Peqinit. Sokol Mjacaj rezulton se ka bërë 5 takime për vitin 2023. I fundit ka qenë më 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua. Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Kamber Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo. “Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023,...
Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit? Zbardhen detaje të reja nga dosja
Kronike

Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit? Zbardhen detaje të reja nga dosja

Arma e zjarrit që përdori Sokol Mjacaj u gjet në ambientet e takimeve me familjarët Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit. Kujtojmë se Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat,  thuhet se arma e zjarrit që përdori Sokoli u gjet në ambientet e takimeve me familjarët. Po ashtu janë gjetur dy pjesë metalike si ato të predhave të fishekëve dhe 5 gëzhoja me kapsollë të goditur. PJESË NGA DOSJA:  Gjatë këqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm. Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate...
“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”/ Drejtori i burgut të Peqinit tregon negociatat me Mjaçajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…
Kronike

“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”/ Drejtori i burgut të Peqinit tregon negociatat me Mjaçajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…

Ai tregoi se çfarë ndodhi ditën e premte dhe negociatat me të burgosurin përjetë për t’u vetëdorëzuar. Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas ngjarjes së rëndë ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë një të dënuar dhe plagosi një tjetër. Burimet për media kanë siguruar ditën e sotme dëshminë në prokurori të Kamber Hoxhës, i cili theksoi se për 28 vite ishte i punësuar në sistemin e burgjeve. Ai tregoi se çfarë ndodhi ditën e premte dhe negociatat me të burgosurin përjetë për t’u vetëdorëzuar. “Kam në organikë si shef policie që nga data 14 dhjetor 2023 shtetasin Qani Muça, i cili mbante detyrën e shefit të 41 bis në Peqin dhe godinën e paraburgimit. Me këtë detyr...