Thursday, May 16

TMERR në Durrës/ Familjarët gjejnë 39-vjeçarin të varur në shtëpi, dyshohet se…

Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur sot në Durrës. Ku një 39-vjeçar është gjetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si “Çezma e Ferrës”, ku 39-vjeçari D. Sh., është gjetur i varur nga familjarët në banesën e tij.

Praprakisht dyshohet se viktima ka kryer vetëvarje, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ashtu si dhe motivet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rëndë në këtë fundviti.

“Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.