Saturday, May 18

Kronike

Kushërirë apo mikeshë? Kush është Ilda që i sillte ‘ushqime’ Sokol Mjacajt brenda burgut të Peqinit
Kronike

Kushërirë apo mikeshë? Kush është Ilda që i sillte ‘ushqime’ Sokol Mjacajt brenda burgut të Peqinit

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë Zbulohen të tjera detaje nga vrasja që ndodhi pak ditë më parë brenda burgut te Peqinit. Sokol Mjacaj rezulton se ka bërë 5 takime për vitin 2023. I fundit ka qenë më 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua. Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Kamber Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo. “Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023,...
Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit? Zbardhen detaje të reja nga dosja
Kronike

Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit? Zbardhen detaje të reja nga dosja

Arma e zjarrit që përdori Sokol Mjacaj u gjet në ambientet e takimeve me familjarët Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit. Kujtojmë se Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat,  thuhet se arma e zjarrit që përdori Sokoli u gjet në ambientet e takimeve me familjarët. Po ashtu janë gjetur dy pjesë metalike si ato të predhave të fishekëve dhe 5 gëzhoja me kapsollë të goditur. PJESË NGA DOSJA:  Gjatë këqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm. Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate...
“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”/ Drejtori i burgut të Peqinit tregon negociatat me Mjaçajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…
Kronike

“Të vijë prokurori, do t’i tregoj të gjitha”/ Drejtori i burgut të Peqinit tregon negociatat me Mjaçajn: U izolua në dhomën e takimeve dhe…

Ai tregoi se çfarë ndodhi ditën e premte dhe negociatat me të burgosurin përjetë për t’u vetëdorëzuar. Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas ngjarjes së rëndë ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë një të dënuar dhe plagosi një tjetër. Burimet për media kanë siguruar ditën e sotme dëshminë në prokurori të Kamber Hoxhës, i cili theksoi se për 28 vite ishte i punësuar në sistemin e burgjeve. Ai tregoi se çfarë ndodhi ditën e premte dhe negociatat me të burgosurin përjetë për t’u vetëdorëzuar. “Kam në organikë si shef policie që nga data 14 dhjetor 2023 shtetasin Qani Muça, i cili mbante detyrën e shefit të 41 bis në Peqin dhe godinën e paraburgimit. Me këtë detyr...
Parandalohet krimi/ 23-vjeçari i armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje
Kronike

Parandalohet krimi/ 23-vjeçari i armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje

Një 23 vjeçar i armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi. Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e 23-vjeçarit Orgest Mehi dhe bashkëpunëtorit të tij. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Orgest Mehi, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Ndërkohë është vënë në pranga një tjetër bashkëpunëtor Mateo Dashi 21 vjeç banues në fshatin Gurrës, Kurbin dhe u shpall në kërkim shtetasi Gjergj Martinaj 30 vjeç banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtor t...
Dy prej të rinjve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren ishin futbollistë
Kronike

Dy prej të rinjve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren ishin futbollistë

Një aksidenti i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit, si pasojë e garave me makina, ku njëra nga makinat ka goditur disa persona, të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën. Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare. Sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit. Dy nga viktimat Lordi Syla dhe Molos Delija, ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, KF Gjakova, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave. Reagimi: “Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikisht dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi...
Tre të rinj humbën jetën duke bërë gara me makina, pamjet nga aksidenti i frikshëm (Foto+Video)
Kronike

Tre të rinj humbën jetën duke bërë gara me makina, pamjet nga aksidenti i frikshëm (Foto+Video)

Një aksident i frikshëm është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku si pasojë kanë vdekur tre të rinj nga Kosova. Nga informacionet e para të policisë bëhet e ditur se të rinjtë po bënin gara me makina. Mediat në Kosovë raportojnë se tre viktimat janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj. Aksidenti fatal është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e ndiqnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal....
“E vrava sepse…”/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt, takimi i dyshimtë me familjarët që nuk e vizitonin kurrë
Kronike

“E vrava sepse…”/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt, takimi i dyshimtë me familjarët që nuk e vizitonin kurrë

Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare Është zbardhur deklarata e Sokol Mjacajt, i cili ditën e djeshme ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të burgosur. “Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, por pa treguar mënyrën se si ka mundur që ta fusë brenda burgut të sigurisë së lartë. I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor. Megjithatë, hetuesit nuk i besojnë alibisë së Mjacajt, teksa pista kryesore ëhstë aj oe vrasjes me pagesë. Aktualisht në polici janë ...
Hakmarrja që po “shuan” fisin Lleshi/ Nga ekzekutimi në vitin 2013, tek vrasja e djeshme në burgun e Peqinit
Kronike

Hakmarrja që po “shuan” fisin Lleshi/ Nga ekzekutimi në vitin 2013, tek vrasja e djeshme në burgun e Peqinit

Arben Lleshi ndërroi jetë mesditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pasi u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Teksa ende mbetet mister si pistoleta e përdorur hyri në një burg të sigurisë së lartë, ekziston dyshimi se Mjacaj është paguar për të vrarë Lleshin. Pistën e vrasjes me pagesë e përforcon edhe historia tragjike e fisit Lleshi, e mbushur me vrasje. Arben Lleshi ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. Pikërisht kjo ngjarje nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit. Më pas në vitin 2016, u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindj...
Misteri i vrasjes në burgun e Peqinit, orët e pengmarrjes dhe telefonata anonime e të burgosurit
Kronike

Misteri i vrasjes në burgun e Peqinit, orët e pengmarrjes dhe telefonata anonime e të burgosurit

Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë, IEVP Peqin, ku fillimisht u raportua për një “kryengritje” të të dënuarve dhe të shtëna ndaj gardistëve. Protagonistë në ngjarje ishin 3 persona, ndaj të cilëve qëndron dënimi me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Sokol Mjacaj, nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mbante peng punonjësit. Megjithatë, pak më vonë  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se bëhej fjalë për një konflikt mes tre të dënuarve. Ndërsa sqaroi se s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lenduar. Drejtoria e Burgjeve raportoi se dy nga të burgosurit ishin plagosur, me njërin prej tyre, Arben Lleshi i cili ndërroi jetë momente më vonë. Mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri t...
Vdiq sot në burgun e Peqinit/ Kush është Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e shqiptarit në Angli
Kronike

Vdiq sot në burgun e Peqinit/ Kush është Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e shqiptarit në Angli

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit mesditën e sotme. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi ka humbur jetën. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012. Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”. Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë. ...