Thursday, April 25

Kronike

E RËNDË! Vetëvritet me fostoksinë 41-vjeçarja në Durrës, koleget i hapnin Tik-Tok fals dhe e ofendonin
Kronike

E RËNDË! Vetëvritet me fostoksinë 41-vjeçarja në Durrës, koleget i hapnin Tik-Tok fals dhe e ofendonin

Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët. Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët. E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku ajo ka konsumuar një sasi fostoksinë për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël. Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën...
FOTO/ Ky është Lulëzim Cami që u vra nga i vëllai në Fresk, detajet nga hetimi
Kronike

FOTO/ Ky është Lulëzim Cami që u vra nga i vëllai në Fresk, detajet nga hetimi

Autori Vehap Cami jetonte në Lundër dhe i shkoi në mëngjes të vëllait në banesën e tij Personi që shihni në foton e mëposhtme është 68-vjeçari Lulëzim Cami, i cili u vra me armë zjarri pistoletë nga i vëllai Vehap Cami, 63-vjeç. Krimi u regjistrua mëngjesin e të enjtes në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në Tiranë, rreth orës 07:40 në rrugën “Xhon Belushi”. Dy vëllezërit ishin me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizës dhe ishin shpërngulur në kryeqytet pas viteve ’90. Autori Vehap Cami jetonte në Lundër dhe i shkoi në mëngjes të vëllait në banesën e tij me qira në Fresk dhe sipas dëshmive, mes tyre nuk ka patur debate, por janë dëgjuar vetëm krismat e pistoletës. Pasi vrau të vëllain, 63-vjeçari qëlloi më pas edhe veten për vdekje. Deri më tani, pista e vet...
Familja greke pagoi 2500 euro çeçenin për të vrarë shqiptarin, nuk e donin dhëndër për vajzën
Kronike

Familja greke pagoi 2500 euro çeçenin për të vrarë shqiptarin, nuk e donin dhëndër për vajzën

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici Historia makabre e vrasjes së një shqiptari e regjistruar rreth 10 vite më parë në Greqi është rikthyer në qendër të vëmendjes në shtetin fqinj. Mediat greke shkruajnë se një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e një shqiptari, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu. Historia daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014. Por familja e vajzës, të cilët e njihnin shqiptarin dhe k...
Humb jetën në spital foshnja shqiptare 15-muajshe, prindërit: Mjekët na përcollën në shtëpi, pastaj…
Kronike

Humb jetën në spital foshnja shqiptare 15-muajshe, prindërit: Mjekët na përcollën në shtëpi, pastaj…

Një foshnje me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida, Greqi. Sipas mediave greke bëhet me dije se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës vetëm 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim. Mësohet gjithashtu se vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë. Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjes të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi. ...
Si ndodhi vrasja në Tiranë? Shkoi në shtëpinë e vëllait për të pirë kafe, më pas e vrau për pronat në Bulqizë
Kronike

Si ndodhi vrasja në Tiranë? Shkoi në shtëpinë e vëllait për të pirë kafe, më pas e vrau për pronat në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Tiranën ku vëllai ka vrarë vëllain e tij. Siç është mësuar viktimat janë Lulzim dhe Vehap Cami me origjinë nga Bulqiza. Mësohet se motivi i vrasjes të jenë bërë disa prona në Bulqizë. Fillimisht Vehapi ka shkuar në shtëpinë e Lulzimit për të pirë kafe, aty ku dhe ka lindur konflikit dhe më pas ka ndodhur vrasja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon ende hetimet.
EMRAT/ Vëllai vret vëllain në Tiranë, kush janë dy viktimat
Kronike

EMRAT/ Vëllai vret vëllain në Tiranë, kush janë dy viktimat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në familjen Cami, teksa viktimat janë Lulzim Cami 68 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, nw rrugën “Xhon Belushi”. Siç është mësuar më herët autori ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe më pas veten. Konkretisht Vehap Cami ka qëlluar Lulzim Camin, teksa ende nuk dihet motivi për këtë ngjarje të rëndë. ‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës....
E FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Tiranë, regjistrohen 2 viktima
Kronike

E FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Tiranë, regjistrohen 2 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Freskut, Tiranë. Bëhet me dije nga burimet për mediat se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, teksa si pasojë e këtyre kanë mbetur të vdekur 2 persona. Deri më tani mësohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllain e më pas veten e tij, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja për këtë ngjarje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e motivit të ngjarjes.
EMRAT/ Polici amerikan vret gruan korçare, dy fëmijët e tyre dhe më pas veten (FOTO)
Bota, Kronike

EMRAT/ Polici amerikan vret gruan korçare, dy fëmijët e tyre dhe më pas veten (FOTO)

Një krim tronditës brenda familjes me 4 viktima është regjistruar në New York të ShBA-ve, pak para ndërrimit të vitit. Raportohet se oficeri i policisë Watson Morgan, 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori), 43 vjeç me origjijnë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Më pas dyshohet se ai ka vrarë veten. Katër trupat e pajetë u gjetën nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti edhe një pistoletë me të cilën dyshohet se janë kryer të gjitha vrasjet. “Në këtë fazë të hetimit, besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se t...
Vdiq në kampin e emigrantëve/ Trupi i Leonard Farrukut mbetet në Angli, familja nuk ka para për ta marrë
Kronike

Vdiq në kampin e emigrantëve/ Trupi i Leonard Farrukut mbetet në Angli, familja nuk ka para për ta marrë

Mediat britanike i janë rikthyer rastit tragjik të humbjes së jetës në anijen hotel të emigrantit shqiptar Leonard Farruku më 12 dhjetor të vitit të shkuar. BBC ka si titull “Familja e emigrantit nuk përballon dot sjelljen e trupit në atdhe”, teksa në shkrim citohet motra e Leonardit, e cila ka deklaruar se:  “Vdekja e vëllait në të tilla rrethana ishte një tragjedi por ne tani jemi duke u përballur me një tragjedi të dytë nga pamundësia për ta sjellë trupin në Shqipëri dhe kryer ceremoninë funerale”. “Ne nuk e dimë sa të zgjasë mbledhja e shumës së nevojshme për kthimin e trupit” citohet ajo nga BBC. Për ta arritur këtë familja e 27-vjeçarit Leonard Farruku ka kërkuar ndihmën e kujtdo që mundet përmes faqes GoFound, ku synohet të mblidhen 10.000 stërlina për të mbuluar shpenzimet...
E vrau në pragun e shtëpisë/ Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të italianes videot erotike para krimit
Kronike

E vrau në pragun e shtëpisë/ Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të italianes videot erotike para krimit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku shqiptari Bujar Fandaj masakroi për vdekje 27-vjeçaren italiane, Vanessa Ballan. Mediat italiane raportojnë se para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari nga Kosova i ka dërguar dhe një video erotike ku shfaqej ai me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë. Prej kohësh 41-vjeçari e kërcënonte të renë italiane se do i dërgonte videot bashkëshortit, pasi ajo vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre jashtëmartesore. Për këtë ajo e kishte denoncuar dhe në polici, por gjithsesi nuk i kishte treguar asgjë bashkëshortit nga frika se mund të ndaheshin. Pak kohë më parë autor...