Saturday, May 18

Kamzë/ Qëlloi me armë zjarri drejt dy personave, identifikohet autori! Zbulohen detaje të reja

Autori i të shtënave me armë në Kamzë është identifikuar nga uniformat blu.

Ai është 33-vjeçari Jetmir Koleci, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të Ilir Halilit dhe Astrit Halilit. Në informacionet parpaprake raportohet se ata janë komshinj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”, ku nuk ka pasur persona të dëmtuar. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij veprimi.

Pas këtij veprimi 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar mjetin e tij tip “Golf”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende është në kërkim Jetmir Koleci.

 

Top Channel