Sunday, May 19

“Do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin”/ Zbardhet dëshmia e Indrit Shaqes që u plagos nga Sokol Mjaçja

Në dosjen e siguruar nga Top Channel për rastin e vrasjes së Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit nga Sokol Mjaçja, ka dëshmuar edhe Indrit Shaqja, i burgosuri tjetër që mbeti i plagosur.

Në dëshminë e tij të paqartë, Indrit Shaqja tregon se pasi Sokoli qëlloi me armë zjarri Arben Lleshin, ai e ka ndjekur autorin, por ai i ka thënë ‘mos u afro se do të vras edhe ty’.

Ai ka deklaruar po ashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se “do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord në të dyja rastet i kanë thënë na kthe përgjigje me letër.”.

Ai ka thënë se letrat ia ka dhënë Arben Lleshit për të cilin deklaroj se ka pasur marrëdhënie të mira, por i ka prishur për shkak se ai përbuzte fenë.

Polici i kolonës ka thirrur dhe i ka thënën Indritit të kërkojnë tek zgara e kolonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaçjaa i cili ka thënë se O Indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë diçka, ku është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka. Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin. kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte çpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro , do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort në të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.”-thuhet në dosje.

 

Top Channel