Sunday, May 19

Aktualitet

“Kishin urdhëruar ekzekutimin e 5 personave”, mediat greke: Sky ECC zbardhi vrasjet e urdhëruara nga mafia shqiptare
Aktualitet

“Kishin urdhëruar ekzekutimin e 5 personave”, mediat greke: Sky ECC zbardhi vrasjet e urdhëruara nga mafia shqiptare

Zbardhja e përgjimeve në “Sky ECC” po hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale, duke goditur disa nga bandat më të rrezikshme në Europë, përfshirë dhe ato shqiptare. Media greke “TO VIMA”, në shkrimin e saj thekson se pas zbërhimit të “Sky ECC” janë goditur disa nga bandat mafioze shqiptare që operojnë në Greqi.   Sipas shkrimit të “TO VIMA” theksohet se autoritetet greke janë vënë në dijeni nga inteligjenca europiane të shteteve si Holanda dhe Belgjika, për veprimtarinë e mafies shqiptare, të cilët kanë patur për qëllim ekzekutimin e 5 personazheve të njohur në Athinë, Mykonos, Santorini dhe Kretë. Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës mësohet se nga 171 mijë të dyshuar që përdorinin “Sky ECC” për komunikim, mafia shqiptare kishte shtrirë tentakulat edhe në str...
Policia kap pajisje të dyshuara ushtarake në autobusin me targa të huaja në Merdar
Aktualitet

Policia kap pajisje të dyshuara ushtarake në autobusin me targa të huaja në Merdar

Policia e Kosovës, sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: 3 thika luftarake, 2 radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, 3 bateria, 2 këllëf për revole, një imtim i predhës, etj. Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”. “Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me ...
17-vjeçari shqiptar humb në Angli, policia ngre alarmin për ndihmë
Aktualitet

17-vjeçari shqiptar humb në Angli, policia ngre alarmin për ndihmë

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej tij. Bëhet me dije se i riu është identifikuar si Almaro Pjetri, me trup të hollë e flokë të shkurtër e të errët, për herë të fundit ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë. Pjetri është lokalizuar për herë të fundit në Canvey, Angli. I riu shqiptar është zhdukur prej kohësh, dyshohet se kontaktet e tij të fundit me familjarët dhe miqtë kanë qenë me 18 dhjetor. Policia bën thirrje për ndihmë në gjetjen e menjëhershme të tij. “E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë....
Përplasi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës! Gjobitet polici, i sekuestrohet mjeti
Aktualitet

Përplasi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës! Gjobitet polici, i sekuestrohet mjeti

Polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën me të cilën po eskortohej djali i gjyqtares Irena Gjoba, është gjobitur. Policia rrugore i ka sekuestruar edhe mjetin privat tip “Benz” me targa zviceriane, me të cilin goditi makinën eskortë të familjes së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, që po ruhet në masa të shtuara sigurie, pas vendimit që dha pak javë më parë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ardjan Disha është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan. Një natë më parë, ai u përplas me makinën që drejtohej nga Izidor Heta dhe që po eskortonte nga Rinasi djalin e Gjokës. Sipas dëshmisë së gardistëve, polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, aty ku shkaktoi përplasjen. E paralajm...
Ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët e dënuar për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët e dënuar për mashtrim

Janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë dy shqiptarët Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas asaj që njofton policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2” të dënuarit janë lokalizuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt vendit tonë. “Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.           Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lo...
Stafi i “Klan” ndërmerr nismën e veçantë, surprizon me dhurata fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës” në Shkodër
Aktualitet

Stafi i “Klan” ndërmerr nismën e veçantë, surprizon me dhurata fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës” në Shkodër

Punonjësit e Televizionit Kombëtar Klan kanë mbedhur ndihma për të gëzuar fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës” në Shkodër në prag të festave të fundvitit. “Aldo Morning Show” ka shkuar ditën e sotme në “Shtëpinë e Fëmijës” në Shkodër për të surprizuar fëmijët me dhuratat e stafit të “Klan”. Gazetarja e Tv Klan, Albana ka qenë prezente në shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës”, ku e pranishme ka qenë edhe drejtoresha e këtij institucioni. Gazulli ka gjetur rastin që të falenderojë stafin e Tv Klan për nismën, për të cilën thotë se është mjaft e veçantë dhe emocionuese.   Aldo: Stafi i Klanit ka mbledhur ndihma për të bërë dhurata për fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijës” në Shkodër dhe ndodhet Albana në oborrin e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, bashkë me d...
EMRAT/ Qendër masazhi për pr*stitucion, arrestohet pronari dhe 39-vjeçarja, sekuestrohen shuma parash në Tiranë
Aktualitet

EMRAT/ Qendër masazhi për pr*stitucion, arrestohet pronari dhe 39-vjeçarja, sekuestrohen shuma parash në Tiranë

Kishte përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve, Ervin Salku, dhe shtetasja Helena Melcini, dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër. Policia e Tiranës bën me dije se janë sekuestruam shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i ti...
Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, rrëfimi i Xhoanës: Nuk e dija se merrej me drogë, më sollën foton e tij të vrarë
Aktualitet

Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, rrëfimi i Xhoanës: Nuk e dija se merrej me drogë, më sollën foton e tij të vrarë

Pas vdekjes së tij, Xhoana tregoi se familja dhe shoqëria e tij mohuan se djali që ajo priste ishte i Ergysit Xhoana Kurti ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e partnerit të saj Ergys Dashit. Xhoana, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu natën e ekzekutimit i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë. E ftuar në OraNews, ajo tregoi se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por pastaj vetë ishte kthyer në Shqipëri. “Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’. Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi. Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij...
Përplasjen e shkaktoi polici, detaje nga aksidenti ku u përfshi makina që shoqëronte familjen e kryegjyqtares së GJKKO
Aktualitet

Përplasjen e shkaktoi polici, detaje nga aksidenti ku u përfshi makina që shoqëronte familjen e kryegjyqtares së GJKKO

Gjithashtu janë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit Shkaktari i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u përfshi në një aksident rrugor makina e Gardës e cila eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka, është një polic në Policinë Rrugore që po drejtonte mjetin me targa zvicerane. Gjithashtu janë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, mbasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë “që udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë”, ku ndodhi aksidenti. Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Fillimisht Policia Rrugore e Tira...
“Ishalla na shkon mbarë”/ Nga përgjimet e “Sky” teksa atentati i ‘Akilit’, kush është ‘Kep Rrapi’ që u arrestua sot në Durrës?
Aktualitet

“Ishalla na shkon mbarë”/ Nga përgjimet e “Sky” teksa atentati i ‘Akilit’, kush është ‘Kep Rrapi’ që u arrestua sot në Durrës?

Arrestimi i Rrapit është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Forcat RENEA, të sigurisë kombëtare dhe Policia e Durrësit kanë kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ku mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rrapi, i njohur ndryshe si ‘Kepi Rrapi’ ose ‘i forti’ i Durrësit. Arrestimi i Rrapit është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Por kush është ‘Kep Rrapi’? Rrapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë. Grupi kriminal që bashkëpunoi me Dedan Gjonin, dyshohet se ka tentuar të vrasë kreun e grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”. Gjithashtu në kuadër të operacionit është arres...