Saturday, May 18

Albi flet për të dashuren:”Më tha fli me kë të duash”

Albi Nako ka zbuluar se është në një lidhje me një balerinë,duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë.

I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”.

Albi shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

I pyetur nëse mendon se do kishte mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e vendosi në dyshim duke u shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Pa dyshim që po.

Ne jemi ndarë në paqe.

Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”