Saturday, May 4

Buci dhe Verona nuk durohen, fotografohen në momente intime në prapasken

Ylli Dervishi ndan një moment romantik me Veronën nga ambientet e Big Brother.

Ylli Dervishi ka qenë një nga emrat më të komentuar në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai edhe pas daljes ishte shumë i përfolur nga banorët brenda për lojën e tij, posaçërisht me Santianën.

Një gjë që bëri bujë të madhe ka qenë edhe raporti i tij me Santianën si dhe lidhja jashtë.

I njëjti në një moment ishte befasuar nga partnerja e tij, Verona, e cila i kishte dërguar një mesazh e po ashtu e takoi edhe live.

Pas takimit me të dashurën, Ylli kishte ndërruar paksa lojën dhe ishte munduar të largohej nga bukuroshja gjakovare.

Sidoqoftë, kjo gjë e ka përcjell gjatë gjithë rrugëtimit të tij dhe ka qenë në fokus.

Buci në spektaklin e natës së sotme (e hënë) e falënderoi për mbështetjen, ndërkohë që kanë publikuar edhe disa fotografi në rrjete sociale, ku tregohet se po kalojnë kohë të mrekullueshme bashkë.

Shiko foton: