Saturday, March 2

Të shtrirë në shtrat, Kiara “merr në pyetje” Luizin: Ke ndonjë ves jashtë?

Ndryshe nga Luizi, i cili gjithë kohën e shpreh dashurinë e tij për Kiarën dhe dëshiron që çdo moment të qëndrojë pranë saj, kjo e fundit ka qenë disi më e rezervuar.

 

 

Ndonëse 24 orë në praninë e Luizit dhe mbi 80 ditë qëndrim së bashku në një shtëpi, Kiara ka ende disa pikëpyetje për Luizin, të tipit, çfarë ka bërë ai në të kaluarën e tij.

 

 

Teksa të dy ishin shtrirë në krevatin e Kiarës, kjo e fundit e pyeti Luizin se çfarë ka bërë ai më parë dhe nëse ai ka apo jo ndonjë ves, që nuk ia ka thënë asaj.,

 

Luizi nuk preferoi të përgjigjej, po tha se ai i ka bërë të gjitha dhe se nuk ka me pishman asgjë.

 

Kiara e pyeti sërish se çfarë nënkupton ai, kur thotë të gjitha, por Luizi heshti dhe u largua nga shtrati i saj.