Thursday, April 25

“Unë bëj skandal nëse…”/ Olta i kthehet Luizit: Do kem Kutinë e Pandorës dhe…

Luiz Ejlli ka deklaruar shpeshherë se nëse Kiara Tito del nga “Big Brother VIP”, do ikte edhe ai. Madje këtë e ka thënë edhe ditën e djeshme gjatë një bisede me Olta Gixharin dhe Armaldo Kllogjerin.

Teksa ka thënë këtë, aktorja e njohur i është kthyer “nuk ka shanse”. Olta ka shtuar gjithashtu se nuk duhet t’i bëjë presion publikut që të mbajnë Kiarën brenda në BB VIP.

Gixhari më pas i ka kujtuar Luizit se ka edhe Kutinë e Pandorës dhe nëse do kishte për të thënë tre emra për nominim, do thoshte emrin e tij dhe të Qetsorit dhe Kiarës.

Sipas Ejllit, Tito do t’i mposhte të dy, pasi ka krijuar imazh të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh”

Olta: Nuk ka shanse. Unë bëj skandal këtu nëse e bën atë gjë. Është e drejta jote, por jemi edhe ne këtu. Kjo është t’i bësh presion publikut, që të mbajnë edhe Kiarën nëse të duan ty. Unë nuk të lë të dalësh. Nuk ka kuptim fare kjo që thua dhe është e pabesueshme. Unë do kem edhe Pandorën.

Luizi: Në nominim, Kiara na mposht mua dhe Qetsorin. Krahason imazhin që ka krijuar Kiara me atë që kam krijuar unë? Jemi shumë larg, si është Kiara e si jam unë.