Friday, April 19

I tha Kiarës zemra sapo hyri/ Luizi i kthehet moderatores: Lorenci e kishte porosi prej shokut…

Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët janë ulur në living për të lexuar mesazhet që u dërgojnë fansat.

Një mesazh i dërguar për Lorenc Hasramën përmes aplikacionit ‘Big Love’ trazoi ujërat mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Ishte Luizi, ai i cili nuk e bëri të madhe por vendosi ta komentojë me Kiarën teksa po konsumonte ushqim. Banori, tha se mesazhi që shkruante ‘faleminderit për porosinë zemra’ ishte për moderatoren. Por kjo e fundit nuk mendon kështu, duke thënë se Lorencin e njeh që nga jashtë shtëpisë.

Por Luizi, insistoi duke shtuar se Lorenci kreu porosinë e një personi, duke i thënë Kiarës zemra.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kur i thashë Lorencit, avash me këtë zemra se e kishte porosi prej dikujt tjetër me të thënë o zemra. Lorenci e kishte porosi prej shokut që deshi me të thënë ty ‘hë zemër’.

Luizi: Aman kujdes, faleminderit për porosinë zemra. Prandaj i thashë avash o shpirt me këto zemra se nuk u lirua.

Kiara: Ore seriozisht e ke? Unë e njoh nga jashtë Lorencin.

Luizi: Nuk ka faj Lorenci, po i ka dhënë porosi ai tjetri. Ti a e pe mesazhi sot? Apo nuk ishte aty?

Kiara: Çfarë tha mesazhi edhe një herë?

Luizi: Rrofsh për porosinë që ma kreve vëlla. Për zemrën, se e kishte futur zemrën në ‘thonjëza’. Leje moj se i njoh që në sy që kur futen brenda.

Kiara: Po jo mo jo, seriozisht e ke, unë nuk e mora fare ashtu, nuk e di nuk besoj se ishte për atë qëllim. Po kush ishte ai që the e njoh?

Mister mbetet personi që sipas Luizit, i dërgoi një mesazh Kiarës me fjalën ‘zemra’.