Friday, April 19

“Unë jam shqiptar, ti je belg”/ Luizi-Kristit-Nuk ta harroj atë që ke thënë

Luizi nuk e harron komentin që Kristi i ka bërë Kiarës disa kohë më parë, kur i tha asaj se ai e “kap” kollaj Kiarën.

Gjatë debatit që po zhvillohej në verandë, Luizi i tha Kristit se ai mbase i fal gjërat se është belg, por ai nuk i harron kurrë sepse është shqiptar.

Kristi iu kthyeu keq Luizit dhe i tha atij se e “ha të gjallë” dhe se ai është problem më i vogël për të në shtëpi. Ai shtoi se Luizi ka patur gjithmonë përballë Oltën dhe Armaldon dhe se është mësuar me ato, por ai është ndryshe.

Kristi madje tha se Luizi e ka gjetur si justifikim tani komentin që ai ka bërë për Kiarën, sepse ai muhabet ka ndodhur përpara dy muajve.

Kristi tha se pavarësisht debateve, ai e do shumë Luizit dhe e pranoi që e ka parë atë si konkurent që mund ta ketë në favor të lojës së tij.

Lorenci i tha Kristit që nuk ka pse e bën kaq të madh këtë debat, pasi ai nuk e ka as të afërm Luizin.