Saturday, April 27

Luizi ka gati surprizën për fansat….

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ka kaluar vetë 1 muaj që kur Luizi ka publikuar këngën e tij të fundit, e cila titullohet “Dedikim” dhe është një këngë dedikuar Kiarës. Duket se nuk do të presim shumë nga kënga tjetër, pasi ditën e sotme Luizi ka treguar se projekti i ri muzikor është gati dhe se duhet të presim vetëm datën e publikimit.


Luiz Ejlli tregon se ka gati një surprizë për fansat e tij!

Luizi shpesh herë poston foto nga përditshmëria e tij e ditën e sotme ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar se ka drekuar me Kiarën dhe familjen e saj. Luizi shpesh herë poston foto me familjen e Kiarës, ku duket se kalojnë shumë kohë bashkë dhe se kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.