Friday, May 10

Sot 7 muaj nga puthja e parë/ Luizi zbulon dhuratën që i ka bërë Kiarës: Të dua

Kiara dhe Luizi festojnë ditën e sotme 7 muaj nga nisja e lidhjes së tyre, duke u bazuar nga puthja e famshme që ata shkëmbyen më 1 shkurt, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Luizi ka ndarë me fansat edhe dhuratën që ka zgjedhur për moderatoren, duke pyetur edhe nëse asaj do ti pëlqejë.

Dhurata është një trëndafil artizanal, në të cilin shkruhet “Të dua” në gjuhën angleze.


E për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, edhe moderatorja ka shpërndarë një fotot të dhuratës, duke shkruar “Edhe unë të dua” dhe, duke treguar se vërtet e ka pëlqyer.

Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë dhuratë ka përgatitur Kiara për Luizin.

Çifti e nisi historinë e tyre të dashurisë brenda BBVIP, teksa pas shumë rrefuzimesh, më 1 shkurt Kiara vendosi që ta puthte Luizin duke vulosur kështu dhe lidhjen e tyre. Çifti po ashtu u kurorëzua në martesë përpara gjithë shqiptarëve në finalen e spektaklit, ku Luizi u shpall edhe fitues.