Thursday, April 25

Ronaldos “nuk i del e keqja” me Nitën: Ha bukë kot, bën sikur ka luftu me kalin e Trojës

I mllefosur me daljen në nominim, kur vetëm pak ditë më parë rihyri sërish në shtëpi, Ronaldo nuk i ndali “sulmet” kundejt disa prej banorëve.

Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.

Ronaldos nuk i del e keqja edhe me Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.

 

Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit. Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi.

Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot. Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime.

 

“I ra zarfi e bën sikur ka luftu me kalin e Trojës”, shprehet Ronaldo per Niten.

 

Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.

Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.