Wednesday, April 24

Bledi këshillon Luizin: Turpi më i madh po u…

Para se Bledi Mane të bëhej pjesë e “Big Brother VIP2” ka bërë disa deklarata mjaft të forta në lidhje me Luiz Ejllin. Gazetari e ka konsideruar këtë të fundit si ‘këngëtar të dështuar’.

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Djalë çapkën i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor”, tha Bledi në emisionin “E Diell”, ku i gjithë paneli iu kthye kundër kësaj deklarate të tij.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari vijoi me fjalët e tij mjaft të forta për Luizin.

 

“Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë”, tha në atë kohë Mane.

Por tani që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bledi i ka dhënë një këshillë këngëtarit të njohur, duke i thënë që të mos ‘zhduket nga tregu’.

“A je jurist në profesion? Shikoj gjërat me radhë e kujdes. Këshilla ime, je kundërshtari im, mos u zhduk nga tregu siç u zhduke”, i tha Mane Ejllit, i cili iu përgjigj: “Jo, nuk ja vlen. Unë tani këtu do rri”.

 

Ndërkohë gazetari vijon duke thënë: “Mos u zhduk se ti u çove, u çove këtu, ndoshta tregove dobësi, më fal, jeta private, puna jote. Po tani vëlla, po nuk ke dalë as tani me mend në kokë, po u zhduke, më fal që po ta them po është turpi më i madh”.

 

Nga ana tjetër Luizi i thotë se ka qenë i ri dhe nuk ka qenë çdo gjë në dorë të tij.