Wednesday, April 24

Po kërcenin me këngën e Butrintit, Kiara bën kërkesën e papritur

Mbrëmë Vëllai i Madh ka organizuar një Pyjama Party për vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të veshura të gjitha njësoj, vajzat kanë shkuar në ambientin e krijuar vetëm për to, ku nuk ka munguar pija dhe muzika.

Gjatë kësaj nate, Kiara Tito ka habitur me kërkesën e saj. Teksa në sfond ishte një këngë e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, e disa nga vajzat po e këndonin e kërcenin, ajo ka kërkuar që ta heqin.

 

“Ndërroje, ndërroje, është e vjetër”, dëgjohet Kiara të thotë, ku më pas shton që të vendosin një këngë tjetër.

Kujtojmë se kur u eliminua nga “Big Brother VIP2”, Kiara dha një intervistë për “Fan Club” dhe u pyet në lidhje me Butrintin.

Moderatorja vendosi që të mos fliste fare për të, duke qenë se tashmë ajo është një lidhje e vjetër dhe e harruar.

 

Nga ana tjetër, me rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kiara ka pasur një sjellje paksa ndryshe nga hera e parë. Gjatë një bisede me Efi Dhedhes, ajo tha se do jetë më e tërhequr me banorët dhe se do të qëndronte më pranë partnerit të saj, Luiz Ejlli.