Saturday, May 4

Efi sfidon Luizin: Do dal bashkë me ty

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli krijuan një miqësi mjaft të bukur me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Madje publiku u bë fans i kësaj miqësie dhe donin që ata të shkonin bashkë në finalen e madhe.

Por tani duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi Efi u eliminua nga BB VIP kur ishte në nominim me Luizin dhe Kiara Titon. Ndërkohë kjo e fundit u eliminua gjatë një nominimi me Olta Gixharin.

Por fati ishte me dy vajzat pasi gjatë spektaklit të fundit, ato u rikthyen sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Bashkë me to u rikthyen edhe Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka, të cilët u votuan nga publiku.

 

E megjithatë, vetëm njëri nga 4 ish-banorët e rikthyer mund të shkojë në finalen që do të mbahet më 6 maj. E sigurisht që Luizi dëshiron në finale Kiarën dhe këtë ia ka thënë në sy edhe Efit.

 

Për këtë arsye dyshja i ka shpallur ‘sfidë’ njëri-tjetrit. Edhe pse Luizi do Kiarën në finale, Efi nuk do të tërhiqet nga gara dhe do dalë bashkë me këngëtarin, referuar natës së fundit të spektaklit.

Pjesë nga biseda:

 

Efi: Do dal bashkë me ty, o Luiz. Kur të dalësh ti, do dal dhe unë, nuk erdha për të ikur”.

 

Bledi: Luizi tha se do të rrijë edhe 24 orë të tjera. (Luizi u shpreh se nëse fiton do të rrijë dhe 24 orë të tjera vetëm në BBV)

 

Efi: Aty e lë vetëm unë.

 

Luiz: Do tërhiqesh nga gara?

 

Efi: Jo nuk do të tërhiqem! Por a deshe të rrish 24 orë vetëm.