Saturday, April 27

“Po dole prapë në nominim me mua i Kiarën?”/ Bledi i përgjigjet Luizit: Jam penduar, ajo nuk tha as faleminderit

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani hapi një televotim ku publiku do të votonte për 4-ish banorë që dëshironin të rikthenin në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.

Efi Dhedhes, Bledi Mane, Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka janë ish-banorët që rinisën edhe njëherë eksperiencën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finale dhe nëse arrin që të fitojë do të marrë vetëm 50 mijë euro dhe jo 100 mijë euro siç është çmimi i madh.

Ndërkohë Luiz Ejlli ka nisur menjëherë ngacmimet ndaj ish-banorëve, sidomos ndaj Bledit, i cili doli vetë nga BB VIP me arsyen se nuk dëshiron të ndajë çiftin.

 

Ishte Olta Gixhari, ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin dhe ky i fundit u largua me dëshirë, duke i bërë kështu një ‘dhuratë’ çiftit. Por a do ta bënte sërish një gjest të tillë gazetari i njohur?

 

Këtë pyetje ia bëri këngëtari i njohur dhe Bledi u përgjigj se ‘jo’ dhe shkak është sjellja e moderatores kundrejt tij.

Pjesë nga biseda:

 

Luizi: Dole në nominim me mua dhe Kiarën dhe u çove në këmbë e the ‘unë kërkoj të iki se nuk më duket normale me nda lumturinë, dashurinë’ dhe u largove. Rivjen. E zëmë se del në nominim me mua me Kiarën

 

Bledi: Nuk ka më dhurata

 

Luizi: Po pyes

 

Bledi: Ajo nuk më ka thënë faleminderit akoma

 

Luizi: Sinqerisht po të pyes. Kiara? Unë të kam thënë, unë të jam mirënjohës për gjestin, për respektin.

 

Kiara: Po ec o Bledi se ke burra për tu marrë, merru me burra mos u merr me femra

 

Luizi: Po ta bëj këtë pyetje tani që të mos thuash ishte duke e menduar

 

Bledi: Po dhuratën ta bëra ty jo ndonjë burri, e ai burri tha faleminderit, ti nuk the

 

Kiara: Pse erdhe prapë?

 

Luizi: A t’ja marr përgjigjen

 

Bledi: Nuk bëj më dhurata

 

Kiara: U pendove?

 

Bledi: Patjetër, kur nuk marr mirënjohje

 

Kiara: Nuk kam pse të them faleminderit nëse pendohesh