Thursday, April 25

Nisin përplasjet e para mes Qetsorit dhe Bledit për inatet e vjetra, Luizi shkrihet së qeshuri

Qetsor Ferrunaj i tha mbrëmë Luiz Ejllit se do të merret vetë me Bledi Manen, i cili u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, pasi kanë disa inate të vjetra me njëri-tjetrin.

E dita e sotme ka nisur pikërisht me përplasjet e para mes tyre dhe këngëtari i njohur i ka dëgjuar dhe ka qeshur me ta.

Pjesë nga biseda:

 

Qetsori: Ti ke dalë nga llogaria ta them unë. Unë po rrija atje… mos, mos, mos se nuk ja fus kot unë. Erdhe me alkool, më ke sjellë alkool, unë kam qenë duke pritur të dilte ndonjë nga të ftuarit se nuk kishte mbaruar dasma

 

Bledi: Kemi zbritur nga makina sa pushoi shiu. Ore dëgjo se je futur në gazetari aksidentalisht dhe ke dalë aksidentalisht. Gazetari është profesioni im

Qetsori: Po ça gazetari, ke bërë dy shkrime ti, tallu me 4 veta

 

Bledi: Lëri shkrimet

 

Qetsori: Shkrimet e tua janë tallëse po ik. Ku di ti të shkruash o burrë

 

Bledi: Ndërsa ti po i analizon, i ke lexuar

 

Qetsori: Po norma që i kam lexuar, dy janë të forta. Edhe njëherë, ti nuk tallesh dot. Nuk të lë unë të tallesh