Tuesday, June 25

Tragjike, dy futbollistë vdesin në fushë pasi goditen nga rrufeja

Dy futbollistë kanë vdekur pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore në Kenia.

Njëri nga viktimat në këtë ngjarje tragjike luajti për skuadrën Manjansi, dhe tjetri për Giancore.

Ky informacion është konfirmuar për “Citizen Digital” nga Federata e Futbollit të Kenias.

Mësohet se edhe dy lojtarë të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë transferuar në spital.