Thursday, April 25

UEFA heton Juventus, merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos

UEFA vazhdon të ndjekë nga larg ngjarjet për Juventusin. Pasi hapi zyrtarisht një hetim për llogaritë e klubit bardhezi, zyrtarët në Nyon kërkuan dhe morën nga Prokuroria Publike e Torinos dokumentet e reja në lidhje me hetimin.

Organi më i lartë i futbollit evropian dëshiron të shohë qartë pasqyrat financiare të klubit, veçanërisht duke marrë parasysh marrëveshjet e gushtit të kaluar, të supozuara sekrete për blerjen e disa lojtarëve. Një dënim i mundshëm penal mund të çojë gjithashtu në sanksione në nivel sportiv ndërkombëtar për Juventusin.

UEFA po pret vendimin e 27 marsit, ku është data e gjyqit të shkallës së parë. Nëse klubi torinez merr dënim penal, atëherë UEFA me siguri do ta përjashtonte për 2 ose 3 vjet Juventusin nga kupat e Evropës.