Friday, May 3

Author: Dylbia.Com

Aksidenti tragjik në Mal të Zi, viktimat tre të rinj shqiptarë dhe një malazez! Dy prej tyre burrë e grua
Uncategorized

Aksidenti tragjik në Mal të Zi, viktimat tre të rinj shqiptarë dhe një malazez! Dy prej tyre burrë e grua

Katër persona kanë gjetur vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Mal të Zi, tre prej të cilëve shqiptarë atje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës. Siç raportojnë mediet malazeze, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç. M.Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar....
Sulmi kibernetik, reagon Kuvendi: Nuk ka humbje të të dhënave
Aktualitet

Sulmi kibernetik, reagon Kuvendi: Nuk ka humbje të të dhënave

Ditën e djeshme, faqja e Kuvendit të Shqipërisë, ra pre e një sulmi kibernetik. Me anë të një reagimi zyrtar, Kuvendi thekson se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi.   Kuvendi i Shqipërisë: “Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen...
VIDEO/ Gjithçka shkrumb e hi! Çfarë ka mbetur brenda qendrës tregtare në Lushnjë
Aktualitet

VIDEO/ Gjithçka shkrumb e hi! Çfarë ka mbetur brenda qendrës tregtare në Lushnjë

Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 02:45, ku dyshohet se vatra nisi nga një dyqan këpucësh Këto janë pamjet që vinë nga ambientet e brendshme të qendrës tregtare në Lushnjë, e cila dje u përfshi nga flakët. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, kanë mbetur vetëm këmbët e karrigeve, tavolinave apo sendeve prej metali. Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 02:45, ku dyshohet se vatra nisi nga një dyqan këpucësh dhe më pas edhe dyqanet e tjera. Tymi përfshiu të gjithë godinën 12-katëshe. Zjarrfikësit nga qytetet e ndryshme të vendit erdhën në vendngjarje, pasi gjendja u përkeqësua. Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë ...
Enca vazhdon traditën, “çmend” rrjetin për Krishtlindje (FOTO)
Lifestyle

Enca vazhdon traditën, “çmend” rrjetin për Krishtlindje (FOTO)

"Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit” Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, përmes një postimi në “Instagram” ka uruar të gjithë ndjekësit për festën e Krishtlindjes. Ajo ka realizuar një fotosesion me një fustan seksi të shkurtër rozë duke theksuar format e bëshme trupore. “Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit”, shkroi këngëtarja bashkëngjitur postimit.
“Nuk kemi mjete për ndërtesa mbi 10 kate”/ Flet zjarrfikësi që “luftoi” me flakët në Lushnjë: Ishte shumë e vështirë
Aktualitet

“Nuk kemi mjete për ndërtesa mbi 10 kate”/ Flet zjarrfikësi që “luftoi” me flakët në Lushnjë: Ishte shumë e vështirë

Metushi theksoi se ekipet e zjarrfikësve në vend nuk kanë mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në godina të larta Zjarrfikësi Xhezim Metushi ishte një nga heronjtë që për disa orë me radhë luftuan me flakët që përfshinë qendrën tregtare në lushnjë, ditë ne djehsme. Në “Shqipëria LIVE”, ai ka rrëfyer vështirësitë e këtij operacioni, teksa tha se vështirësia ishte shumë e lartë. Ndër të tjera, ai theksoi se ekipet e zjarrfikësve në vend nuk kanë mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në godina të larta, që shkojnë më shumë se 10 kate. “Gjatë ditës së djeshme, gjatë natës por edhe sot sepse u aktivizua një tjetër vatër, por që tani është nën kontroll. Ka qenë shumë e vështirë, deri sa shkuam aty. Kemi kontaktuar edhe me zjarrfikëset e vendeve të tjera, që na u përgjigjën menjëher...
Plumba drejt berberhanes/ Zbardhet ngjarja në Fier, kush është i riu që tentoi të vriste 30-vjeçarin (EMRI)
Aktualitet

Plumba drejt berberhanes/ Zbardhet ngjarja në Fier, kush është i riu që tentoi të vriste 30-vjeçarin (EMRI)

Shënjestër e plumbave nuk ka qenë pronari i biznesit, por një 30-vjeçar i cili po merrte shërbim Policia shtetit ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në Fier tre ditë më parë, ku një person qëlloi me armë drejt një berberhane. Mësohet se është arrestuar 33-vjeçari Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), i cili me një armë pushkë, qëlloi drejt biznesit. Sipas policisë, shënjestër e plumbave nuk ka qenë pronari i biznesit, por një 30-vjeçar i cili po merrte shërbim në këtë berberhane. Shkak është bërë një konflikt mes dy personave, teksa në pranga ka rënë dhe një 22-vjeçar, i cili akuzohet se ka ndihmuar Hoxhajn. Njoftimi i policisë: Fier/Finalizohet një tjetër episod i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Tentoi të vr...
U tha se tatuazhi i ngjan më shumë Efit sesa Kiarës, reagon Luizi
Lifestyle

U tha se tatuazhi i ngjan më shumë Efit sesa Kiarës, reagon Luizi

Ishte apo jo Kiara, portreti i vajzës që Luizi ka bërë tatuazh në krahun e tij? Kjo ishte dilema e ditës së djeshme për ndjekësit e çiftit dhe jo vetëm. Komentet ishin të shumta, se tatuazhi nuk i ngjante aspak imazhit të Kiarës, teksa u përmendën edhe emrat e disa prej vajzave të “showbiz-it”. Por mbrëmjen e djeshme, në një postim në rrjetin social “Instagram”, Luizi ju ka kthyer përgjigje njëherë e mirë skeptikëve teksa tregon një gjysmë foto të Kiarës dhe tatuazhit.
Anita habit me deklaratën ndaj Shqipes: Të thuash se je 32-vjeçe dhe je e virgjër, çka të themi?
Lifestyle

Anita habit me deklaratën ndaj Shqipes: Të thuash se je 32-vjeçe dhe je e virgjër, çka të themi?

Mbreme eshte realizuar Prime i radhes i Big Brother Vip Kosova. Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka pasur një diskutim me Shqipën.     Në diskutim e sipër, Anita ka qenë ajo që ia ka përmendur asaj virgjërinë.   =   “Të gjykosh Albën që rri në lavanderi dhe është 22-vjeçe, Shqipe për ty që je 32-vjeçe e të thuash që je e virgjër, çka të themi pastaj”, është shprehur ajo./Klankosova/
Edona tregon marrëdhënien me babain: “S’du me ia pa sytë, është martu me një çikë sa unë”
Lifestyle

Edona tregon marrëdhënien me babain: “S’du me ia pa sytë, është martu me një çikë sa unë”

Edona James i është rrëfyer banorëve, Ardit dhe Mirdonit në dhomën e gjumit, për eksperiencat e saj gjatë udhëtimin drejt ndërrimit të gjinisë. Gjatë rrëfimit të saj, ajo nuk ka hezituar të flasë edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e saj si shkak i kësaj. Edona tregon se kishte filluar procedurën e ndërrimit të gjinisë që në moshën 13-vjeçare dhe më pas iu kishte nënshkruar operacionit të parë në moshën 17-vjeçare. “Babës nuk i ka interesu kurrë. Tash është martu një çikë sa unë, dhe ka fëmijë më të”, ka thënë banorja e Big Brother. “Po, unë s’du me ia pa sytë, se nuk është baba jem. S’më mungon baba, s’e kam ditë kurrë çka është baba. S’është baba jem, i ka fëmijët e vet ai, le të kënaqet, unë e kam nanën”. ...
Tri javë pas vrasjes dalin detaje shokuese, ja si i gënjeu Naimi familjarët e Liridonës
Aktualitet

Tri javë pas vrasjes dalin detaje shokuese, ja si i gënjeu Naimi familjarët e Liridonës

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, në një rrëfim tjetër lidhur me vdekjen e motrës së tij, ka dhënë detaje lidhur me versionin e rrejshëm të bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, gjendjen e fëmijëve në ditën e vrasjes së nënës së tyre dhe si e kuptuan lajmin prindërit e tij. Leonardi derisa e ka quajtur motrën e tij heroinë për fëmijët e vet, ka rrëfyer se si e ka kuptuar vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. “Isha në punë, më telefonoi gruaja dhe më tha që e kanë vrarë Liridonen, por ne e kemi edhe një djalë të axhës që e ka emrin Liridon. Thash si Liridonin e kanë vrarë, tha nuk e di, por të tregoj më vonë ma ndali telefoni, duke prit ...