Friday, May 3

Tri javë pas vrasjes dalin detaje shokuese, ja si i gënjeu Naimi familjarët e Liridonës

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, në një rrëfim tjetër lidhur me vdekjen e motrës së tij, ka dhënë detaje lidhur me versionin e rrejshëm të bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, gjendjen e fëmijëve në ditën e vrasjes së nënës së tyre dhe si e kuptuan lajmin prindërit e tij.

Leonardi derisa e ka quajtur motrën e tij heroinë për fëmijët e vet, ka rrëfyer se si e ka kuptuar vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar.

“Isha në punë, më telefonoi gruaja dhe më tha që e kanë vrarë Liridonen, por ne e kemi edhe një djalë të axhës që e ka emrin Liridon. Thash si Liridonin e kanë vrarë, tha nuk e di, por të tregoj më vonë ma ndali telefoni, duke prit më thirri,  tha jo Liridonin por Liridonën. Jam shkuar te shtëpia, gjendja ishte katastrofale, prindërit ishin përtokë, të alivanosur, nuk dija çka të bëj, ku t’i dërgoj. E kam marrë forcën, nuk doja të besoj që Liridona ka vdekur. I kam marrë dhe jam shkuar drejt në Spitalin e Gjakovës, ku i thash se duhet të marrin qetësues sepse rasti është shumë i rëndë sepse kërkonin me shkuar në Prishtinë”.

“Vazhduam për Prishtinë dhe nisen të qetësohen sepse edhe nuk i tregoja që ka vdekur, i thoja që nuk dihej ende. Kam ardhur në QKUK, më thanë që duhet të shkoj në polici në Dragodan sepse aty po zhvillohet rasti dhe hetimi. Kur kam  arrit aty, ishin Naimi brenda duke u intervistuar dhe fëmijët. Ne shkuam te fëmija për ta parë se si janë. Për Liridonën e lexoja gjatë rrugës dhe e dija që ka vdekur, por nuk guxoja të paraqitesha që ka ndodh ky rast, edhe policia duke e munduar më të mirë”, ka thënë ai, derisa edhe ata e kuptuan për vdekjen e Liridonës.