“Ik p*rdhu”/ Agravon debati mes Romeos dhe Lidit: Kujton se do të të qëlloj…
Edhe pse në ditët e para, Lidi, Romeo dhe Heidi u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, duket se raporti miqësor mes tyre nuk zgjati shumë.
Gjatë ditëve të fundit ata janë përfshirë në debate, teksa mbrëmjen e djeshme kanë tentuar të sqarojnë gjithçka, por debati sërish ka agravuar. Romeo e cilëson Lidin si të pabesë, pasi sipas tij, banori nuk ka vlerësuar ato që Romeo ka bërë për të. Nga ana tjetër, Lidi mendon se Romeo po e sulmon pa të drejtë.
Romeo: “Pranoje që më godite”.
Lidi: “Në rrugën time për lojë, nuk llogaris asnjë, as Romeon asnjë, fare more. Nuk bie viktimë e një shpëtimi. Çfarë i kam bërë që preket ky? A i kam përmendur familjen, a i kam përmendur Heidin? Çfarë i kam bërë more? I thashë Jetmirit nuk jam ndjerë mirë mbrëmë dhe u prek Romeo e më hodhi poshtë. Hë moj...