Wednesday, May 1

VIDEO// “S’ta kam thënë ndonjëherë por…”/ Heidi i rrëfehet Romeos: “Doja ta ndaja me ty këtë moment…”

Para pak ditësh, Heidi dhe Romeo kanë patur një darkë romatike, ku kanë biseduar në privatësi, duke njohur më tepër njëri-tjetrin. Dyshja vijon të jetë shumë e bashkuar, duke kaluar momente tepër romatike me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që ende po mësojnë shumë nga jeta e njëri-tjetrit, ditën e sotme, Heidi i ka treguar një histori mjaft të bukur Romeos, në lidhje me lulen e saj të preferuar.

Romeo: Lulja jote e preferuar?

Heidi: E di? Jo, nuk ta kam thënë. Doja ta ndaja me ty këtë moment, është lulëkuqja.

Romeo: Seriozisht e ke? Të pëlqen lulëkuqja vërtet?

Heidi: Sepse është një gjë e bukur që dua që ta dish. Po flisja dje me Rozën dhe hapi një fustan plotë me lulëkuqe dhe ajo është lulja ime e preferuar. Sepse babi, kur isha unë e vogël, isha shumë e vogël, merrte lulëkuqet dhe me to krijonte nusen dhe dhëndrin edhe luante me ato me mua.

Romeo: Sa gjë e bukur.

Heidi: Prandaj m’u kujtua.

Romeo: Sa bukur edhe unë vdes për lulëkuqen.

Heidi: Ai e bënte shumë të bukur sepse e kthente lulen mbrapsht dhe bënte nusen dhe dhëndrin. Prandaj është lulja ime e preferuar.