Dallëndyshe Bici, aktualisht drejtoresha e Kadastrës, ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit
Dallëndyshe Bici ka rrezfuar marrjen e mandatit të deputetit, për të zëvendësuar arben Ahmetajn në Kuvend.
Pas heqjes së mandatit të Arben Ahmetajt, mandati i tij i kalonte pasuesit në listën shumë emërore, në këtë rast Dallëndyshe Bicit. Por kjo e fundit me anë të një letrë ka njoftuar KQZ-në se nuk do të vazhdojë procedurën e betimit për mandatin e deputetit dhe se dëshiron të vazhdojë punën në Institucionin e Kadastrës.
“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.
Kuvendi i hoqi mandaten e deputetit Arben Ahmetajt, pasi ai mungoi për 6 muaj në seancat plenare, për shkak se ndodhet në arrati.