“Çfarë nuk thonë, por ti mendove se shpëtove”
Prej disa ditësh po përflitet se moderatorja Alesia Bami do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP3”.
Mbrëmë në emisionin “Procesi Sporti”, në Top Channel, Edi Manushi e ka pyetur Alesian nëse është e vërtetë se do të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Madje Manushi e pyeti Bamin edhe në çfarë date do të futet, nëse janë të vërteta lajmet që ajo do bëhet pjesë e këtij edicioni të BB VIP.
Moderatorja shprehet se sipas zërave, të shtunën do hyjë në “Big Brother”, por nuk dha një përgjigje konkrete, duke shtuar më shumë kuriozitetin.
Pjesë nga biseda:
Edi Manushi: Kur është data që do futesh në “Big Brother” se është folur shumë për ty?
Alesia Bami: Të shtunën thonë ëë? Çfarë nuk thonë, por ti mendove se shpëtove.
Edi Manushi: Unë kam përshtypjen që do hyjë për nuk e di deri në fund të këtij edicioni.