Sunday, May 19

Sherr mes dy të rinjve në Tiranë/ 18-vjeçarja qëllon me thikë ish-të dashurin (DETAJE)

Një 18-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi ka goditur me thikë ish të dashurin e saj.

Në pranga mësohet se ka rënë shtetasja me iniciale I. D., e cila gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.