Thursday, May 16

“Ty të ka kap vëllai jot, shkon me të nëpër hotele”/ Zbardhet dëshmia, si djali i mitur i çiftit Loka regjistroi momentet e dhunës në celular: I thash motrës hajde se…

Të tjera detaje dalin në dritë sa i përket motiveve që çuan 41-vjeçaren Bedrie Loka, që në gjendje të rënduar psikologjike, të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Në deklarimin e bërë te autoritetet nga dy fëmijët e çiftit Loka, vihet re qartë se prej një viti bashkëshortët nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa i biri rrëfeu se si babai dhunonte mamanë, madje e akuzonte për tradhti, e bija Rozalinda ka rrëfyer për ambientin toksik të krijuar në familjen Loka dhe se si i ati e tradhtonte të ëmën me një grua franceze.

I vogli i fëmijëve, K. Loka ka treguar se i ati e ofendonte të ëmën me fjalët më të rënda dhe e akuzonte atë se shkonte hoteleve për marrëdhënie intime me vëllanë e saj.

“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime … ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që s’ke për të shku. Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”- tha u shpreh fëmija i mitur.

Një tjetër prej fëmijëve të çifit Loka, shtetasi i mitur A. Loka deklaron “ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin, dhe unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen. Unë kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin. Telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti.”

Nga deklarimet e fëmijëve të bashkëshortëve Loka provohet fakti që marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve kanë qenë konfliktuale, të shoqëruara nga veprime të dhunës fizike në mënyrë të vazhdueshme nga Xhemal Loka ndaj Bedries. Viktima nuk ka parashtruar asnjë njoftim apo kallëzim penal para institucioneve ligjzbatuese, sjellje kjo që është pasuar nga një gjendje e rënduar psikologjike e deri te ndërmarrja e veprimit fatal të vetëvrasjes përmes konsumimit të fotoksinës.

Nga kqyrja e “Samsung – Galaxy A04s”, në posedim të të miturit A. Loka, rezulton i regjistruar një mesazh audio me kohëzgjatje 20 sekonda më 13 maj 2023, dërguar në aplikacionin “Whatsup” në drejtim të numrit të të motrës, ku ai thote se “ka pas qënë zënë babi me mamin për nonën se ishte smunë. Hiku mami në spital ene u zunë, tani jan pajtu. Mami o në Greqi do vi pasnesër“.

Po ashtu, djali tjetër i çiftit Destani ka vënë në disponim të Policisë, në cilësinë e provës materiale, “një DVD, me mbishkrimin “Verbatim”, e cila ka pamje filmike, ku rezultojnë të memorizuara edhe tre materiale video”. Në regjistrimin e parë shikohet se në banesë A. Loka që thotë se “babi i ka ra mamit”, por nuk ka datën dhe orën e saktë të kësaj video.

Në regjistrimin e dytë “duke përsëri… Argjend Loka i cili duket i shqetësuar dhe bën me shenjë dhe dëgjohen zëra ku një zë burri kërcënon një grua”.

Në regjistrimin e tretë “shihet shtetasi Xhemal Loka i cili është në këmbë dhe ulur qëndron shtetësja Bedrie Loka dhe aty është njëri prej djemve, ku dëgjohet dhe zëri i shtetasit Xhemal Loka i cili shan dhe kërcënon shtetasen Bedrie Loka duke e sharë me fjalë ofenduese dhe fyese si dhe kërcënuese”.

 

Top Channel