Monday, April 29

Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

Legjenda Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në në botën e futbollit ka mbyllur sytë përgjithmonë, të dielën.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja.

“Ikona” gjermane ka dhënë një kontribut të çmuar, teksa vlen të përmendet fakti se u bë Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990.

Kujtohet se më 2 janar 2024, në rrjetin televiziv gjerman ARD u shfaq premierë një dokumentar mbi jetën e Franz Beckenbauer .

Me rastin e dokumentarit, vëllai i Walter kishte treguar se gjërat nuk shkojnë mirë për Franz-in. “Do të gënjeja nëse do të thoja se ishte mirë dhe nuk më pëlqen të gënjej. Nuk po shkon mirë, kjo është e vërteta. Shëndeti përballet me ulje-ngritje të njëpasnjëshme”, tha vëllai i tij.