Saturday, May 18

Askush nuk e vuri re/ Momenti kur bebi shkelmon barkun e Kiara Titos live në emision!

Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

Kiara ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulon, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera. Ama ajo çfarë nuk u vu re ishte momenti i ëmbël kur bebi i shkelmoi barkun Kiarës live në emision, pjesë e cila më pas është shpërndarë kudo në rrjete sociale.

E teksa ata kanë festuar  1-vjetorin e njohjes, Luizi  ka surprizuar partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.