Friday, March 29

“Gertin do e masakroj”/ Oltës nuk i del inati me banorët që e donin jashtë

Olta përfitoi një natë në suitë mbrëmjen e kaluar, duke qenë se ajo mori më shumë vota se Kiara, si banorja më pak e pëlqyer.

Ajo zgjodhi të shkojë në suitë me Dean, ndonëse fillimisht tha me shaka se kishte dëshirë të qëndronte me Luizin. Qëndrimi i tyre në një dhomë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, ka bërë që Olta dhe Dea të flasin më “lirshëm” për lojën në tërësi, apo për strategjitë e banorëve.

Olta shprehu hapur dhe pakënaqësitë ndaj banorëve, të cilët me shumicë mbrëmjen e djehsme votuan që ajo të dilte nga shtëpia.