Tuesday, May 21

“Luizi është betuar se do dalë, nëse largohet Kiara”, flet kushërira e moderatores: Familja e saj ka…

E ftuar në “Shqipëria Live”, kushërira e Kiarës, Ema Shazivari ka folur në lidhje me deklaratën e Luizit se “do largohet nga shtëpia nëse ikën edhe Kiara”. Ajo thotë se deklaratat e Luizit duken serioze, dhe se ai edhe mund ta bëjë.

“Kiara luan për dy veta, ka votat e Luizit dhe të sajat, edhe Olta sigurisht ndihet e rrezikuar.

Luizi është betuar që edhe do dalë nëse del dhe Kiara.  Që në nisje të marrëdhënies, Kiara është atakuar sikur të ishte një aksesor i Luizit, por mua më duhet të them se Kiara e ka ruajtur shumë mirë ekiulibrin e lojës së Luizit. Ajo ka qenë pro  Luizit në një periudhë kur të gjithë ishin kundër tij.

Ka qenë shumë e vështirë edhe për familjen e Kiarës që sa herë Kiara ka pasur debate apo i është dashur ta stopojë një lojë të Luizit, ata kanë marrë shumë fyerje.

Ajo është cilësuar si një person që bën lojë dhe se po shtiret, por ajo është e sinqertë, dhe kështu është dhe jashtë.

Familjarëve të Kiarës dhe e gjithë shoqëria e saj e simpatizojmë”, tha kushërira e Kiarës për “Shqipëria Live”.