Friday, April 19

Si të vishemi si Luizi! Nga kostumet në ngjyra të ndryshme deri te xhaketa xhins, këngëtari frymëzon me outfit-et e tij…

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Si të vishemi si Luizi! Nga kostumet në ngjyra të ndryshme deri

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka spikatur disa herë edhe me veshjet e tij.

Si të vishemi si Luizi! Nga kostumet në ngjyra të ndryshme deri

U prezantua me kostum, këmishë dhe kollare të zezë, për t’u ndjekur nga kostume të tjera, gri apo të bardhë.

Më pas ia la vendin ngjyrave duke nisur nga bluzë e bardhë me ngjyra, te xhaketa në ngjyrë limoni, për të vazhduar me atë xhins.

Si të vishemi si Luizi! Nga kostumet në ngjyra të ndryshme deri

Luizi jo pak herë ka frymëzuar me veshjet e tij, teksa edhe flokët bjond, ka qenë pikërisht ai që i ka risjellë në modë. Me siguri Luizi ka ende shumë surpriza për ne. /Top Albania Radio/

Si të vishemi si Luizi! Nga kostumet në ngjyra të ndryshme deri