Monday, May 27

“Po hapen shumë faqe false në emër të tij”/ Kunati i Luizit u bën thirrje fansave: Bëni kujdes

Kunati i Luiz Ejllit ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, ku sqaroi të gjithë në lidhje me llogarinë “GoFundMe” të hapur në emër të banorit të “Big Brother VIP2”.

Sokol Tahiri u shpreh se kjo llogari nuk është hapur për arsye shëndetësore apo financiare, por vetëm se e kanë kërkuar fansat e këngëtarit që e adhurojnë.

I pyetur se çfarë do bëjnë me shumën 250 mijë dollarë që do të grumbullohet, Tahiri tha se kur të dalë Luizi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, do vendosë se çfarë do bëjë me këto para.

Por jo vetëm kaq, pasi ai u bëri thirrje fansave të këngëtarit që të kenë kujdes pasi po hapen shumë llogari false në emrin e Luizit.

“Në emër të Luizit po abuzojnë shumë njerëz, edhe janë hapur shumë fondacione ose gjëra të tilla. Nuk janë hapur nga unë në mënyrën kategorike dhe nuk do hapen. I vetmi që është hapur është ai në “Instagram”-in e Luizit që e kontrollon e motra bashkë me një tjetër. Edhe është faqja zyrtare e Luizit që ka mbi 600 mijë ndjekës dhe nuk ekziston asnjë tjetër dhe nuk do të ekzistojë derisa të dalë Luizi. Kështu që çdo gjë që është hapur në media, është hapur fondacion, është hapur kjo, është hapur ajo, nuk është e vërtetë”, tha Sokol Tahiri.