Wednesday, April 24

“Ka mundësi ta qepim gojën në këtë moment?”/ Olta ka një kërkesë për publikun në lidhje me Kiarën (VIDEO)

Olta Gixhari ka shprehur dëshirën që të dalë kokë më kokë në nominim me Kiara Titon. Gjatë darkës të nominuarve, aktorja e njohur tha se edhe nëse del nga shtëpia e “Big Brother VIP” nga moderatorja, nuk e ka aspak problem.

Madje Olta shtoi se e ka shumë xhan Kiarën.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0e680917-5aa0-4667-8c2e-d17ad635363a

Pjesë nga biseda:

Olta: Ne të dyja po vazhduam kështu do dalim më të lezetshme. Unë dua të dal kokë më kokë me ty, ka mundësi ta qepim gojën në këtë moment? E të flasin vetëm këta të dy

Kiara: Unë sot nuk jam për atakim të them të drejtën. Dua ta shijoj

Olta: A mund ta bëni ju të lezetshme që të fitoni ju dhe të dal unë me Kiarën kokë më kokë. Njerëz të dashur unë kam dëshirë të dal me Kiarën kokë më kokë. Edhe nëse dal nga shtëpia nuk e kam fare problem. Do dal me kënaqësinë më të madhe se super gocë është. Lojtare nuk është se ka qenë por nuk ka gjë.

Kiara: Pse moj? Unë kam luajtur lojërat e Vëllait të Madh

Olta: Ti nuk është se nuk ke luajtur se nuk ke dashur

Kiara: Zemra unë kjo jam, ti e di

Olta: Unë kam filluar ta kem shumë xhan.