Saturday, May 18

“Vendtakimi i lloj-lloj m*ti”/ Zëdhënësi i Pacollit: Në restorantin ku darkoi për herë të fundit Liridona ndodhin…

“Restoranti nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që planifikoi vrasjen e gruas së vet”

Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet kryefjalë në dy javëve të fundit, pasi shkaku i krimit mbetet ende enigmatik.

Pistat e hetimit janë të ndryshme, qoftë nga aspekti financiar, nga procesi gjyqësor i divorcit apo shkaqe të tjera. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar sërish Jetliraj Zyberaj, këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në facebook, Zyberaj ngre dyshime mbi restorantin ku u zhvillua darka e fundit mes çiftit. Sipas tij, ky restorant në Gaçanicë shërben si vendtakimi për agjentët e shërbimit sekret serb, ndaj kjo duhet të shërbejë dhe si një alarm i madh për institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graçanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.

Qenka vendtakimi i lloj lloj m*ti (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe me qëllim, fabrikimin e dëshmive kundër UÇK-së. Ky është alarm i madh per institucionet e sigurisë”, shkruan Zyberaj.