Monday, May 6

VIDEO/ Mes të qeshurave, momenti kur ushtarët izraelitë sulmojnë shkollën në Gaza

Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës vijon të marrë shumë jetë civilësh, teksa të dyja palët hedhin akuza për krime lufte.

Së fundmi, ëhstë publikuar një video, ku shfaqen disa ushtarë izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror. Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet, teksa vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun.

“UNRWA konfirmon se shkolla e goditur në video është një shkollë e UNRWA-s. Megjithatë deri më tani ne nuk mund të konfirmojmë vendndodhjen ose emrin e shkollës. Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”, tha një zëdhënës për Sky News.

Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.