Wednesday, April 17

Nga problemet me ligjin tek droni i Luizit, Kejvina i tregon të gjitha: Ai donte të më mbronte, Olta më ka fryrë

Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë ekskluzive në Fun Club BBV rrëfeu për herë të parë publikisht incidentin që çoi në eliminimin e saj nga spektakli.

Ajo e cilësoi një moment të tensionuar, ndërsa theksoi se i ka kërkuar falje Luizit për gjestin e pahijshëm.

Kejvina: Luizi donte të më mbronte, kur ai të dalë do vijojë gjithçka, ai edhe më ka kërkuar falje brenda por kur të dalë jashtë do ta kemi raportin të njëjtë. Marrëdhënia ime ka qenë reale, dronin ia dërgova për t’i thënë që jam me ty, për t’i kërkuar falje edhe për gjestin se nuk ishte i hijshëm.

Në lidhje me Oltën, Kejvina u shpreh se ajo ka ndikuar për keq gjatë qëndrimit në shtëpi.

Kejvina: Ajo më ka fryrë, kur ka buzëqeshur tha sot jemi nesër s’jemi, sikur unë të kem vdekur, kur unë po nshkoja thjesht në shtëpi. Ajo është bashkëpunuese në krim. Kam qenë shumë reale.
Megi: Po marrëdhënia me Kristin?
Kejvina: Ato komentet e Bertit nuk i kam kuptuar fare, i ka bërë shumë të ulta, jam e mërzitur, e mërzitur jo se nuk e njoh Bertin, nuk më duket e hijshme, ai është djalë me shumë edukatë, doja që ta nxirrja pak nga veta dhe e dija që edhe ai nuk do bënte ndonjë koment të pahijshëm.

Kejvina u shpreh se ajo nuk ka probleme me ligjin, pas informacioneve se i ishte sekuestruar makina.

Kejvina: Nuk kam probleme me ligjin, jam një gocë plot jetë.