Friday, March 29

Tha se do e shikonte si lojtare/ Kiara i kthehet Armaldos: Ti ke qenë i pari që i ka futur thikën pas shpine Luizit!

Armaldo Kllogjeri i tha Kiara Titos se marrëdhënia e tyre nuk do ndryshojë, pavarësisht raportit që ai ka tani me Luiz Ejllin.

Por moderatorja e njohur i kujtoi atij momentin kur i tha këngëtarit dhe Krist Aliajt, që Kiarën tashmë do e shoh vetëm si lojtare.

Ajo shtoi se nuk i pëlqejnë provokimet dhe ironitë që ai i bën si dhe fakti që do të ‘përdorë’ atë, për të sulmuar Luizin.

Ndërkohë kujtojmë se Luizi, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe nesër do shohim se cili do jetë banori që do lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Tre banorët janë në nominim nga Vëllai i Madh, pasi ata kanë thyer një nga rregulloret kryesore duke shkuar në tualet në grup. Lidhur me këtë, Ejlli ka thënë se e ka planifikuar të gjithën vetë.