Saturday, May 18

‘Ka aktruar shumë mirë në Big Brother!’ Salsano Rrapi flet për Luizin si aktor

Sipas Salsano Rrapit interpretimi i Luiz Ejllit si aktor në “Në kuadër të dashurisë” ka qenë shumë i mire.

Ai tha se këngëtari është i talentuar si aktor dhe këtë e tregoi edhe në “Big Brother” me personazhin që ndërtoi.

“Shumë mirë. Domethënë, ai është i talentuar. Luizi ka aktruar shumë mirë në Big Brother dhe ky është talent. Domethënë ti të sillesh, edhe pse nuk do të sillesh ashtu, sillesh ashtu. Edhe aktrimi kjo është, të bësh jetën e dikujt tjetër. Domethënë të sillesh sikur nuk je ai dhe ai e bëri. Ky është një fillim shumë i mirë për Luizin.”-tha ai në Wake Up.