Wednesday, April 24

Kiara nuk u shqetësua për Luizin e sëmurë, Olta e ngacmon: Ku do futesh me këtë sjellje të shëmtuar

Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është mirë. Banori i shtëpisë së “Big Brother VIP2” është shprehur se ka pasur dhimbje koke e se nuk është mirë nga ana shëndetësore.

Pranë tij ka qëndruar Olta Gixhari, partnerja e tij në lojën siameze, e cila detyron banorët që të qëndrojnë si një person i vetëm, brenda një bluze.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Kiara Tito nuk është afruar në asnjë moment pranë të dashurit të saj, për ta pyetur sesi është e nëse kishte nevojë për diçka. Kjo u vu re edhe nga aktorja e njohur, e cila herë pas here e vinte këtë fakt në dukje. Madje një natë më parë, aktorja provokoi dyshen duke krijuar kështu një përçarje mes tyre.

Luizi, pyeti Kiarën se përse nuk është afruar për t’u kujdesur për të. Moderatorja, e ftohtë, i tha se kështu bën gjithmonë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Olta pyeti Kiarën se çfarë do bëjë pasi loja të përfundojë, duke nënkuptuar se Luizi do jetë prekur nga mungesa e vëmendjes. E pa shqetësuar, Kiara u shpreh se thjesht do të përqafojë dhe puthë, duke sjellë marrëdhënien e tyre ashtu siç ka qenë më parë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Partnerët e ndjejnë njëri-tjetrin kur janë larg.

Olta: Ja do çlirohemi nga kjo bluze, po ti ku do futesh me këtë sjellje të shëmtuar që ke treguar.

Kiara: Do shkoj ta përqafoj, do ta puth lirshëm.

Olta: Këtu e ha ky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *