Tuesday, June 18

Kiara Tito rikthehet në ‘Top Channel’ si moderatore, ja programi që thuhet se i është besuar

Për të gjithë ata që mezi po presin ta shohin Kiara Titon sërish në ekran, ka shumë mundësi që kjo të ndodhë më shpejt nga ç’e prisni.

“Vip Magazine” shkruan ditën e sotme se Kiara do të rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore. Pas përfundimit të ‘Big Brother Vip Albania’, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Po e njëjta media shkruan se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Gjithsesi vlen të theksohet se nuk ka ende diçka zyrtare a të konfirmuar.

Kujtojmë se “Top Channel” është televizioni nga i cili Kiara e nisi rrugën e saj si prezantuese në “Select”. Ajo më pas u bë pjesë e “ABC News”, ku ka qenë autore dhe moderator e programeve që lidhen me modën dhe bukurinë.

E duket se tani është koha për një aventurë të re.